Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lëngu i domates për regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar

Domatet në përgjithësi përdoren për salca të ndryshme e për përdorim të gjerë në kuzhinë,por lëngu i domates është shumë i shëndetshme për organizmin tonë.

Përbërësit në lëngun e domateve e bëjnë që ky lëng të jetë një zgjidhje shumë e mirë për një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar.

Ja disa nga përfitimet e konsumimit të një gote me lëng domate në ditë.

Lëngu i domateve ka shumë vitamina

Lëngu i freskët i domateve është një burim natyral i vitaminës A dhe C. Me konsumim të rregullt të këtij lëngu, shikimi juaj do të përmirësohet.

Edhe Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin Lifestyle Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

Poashtu edhe imuniteti juaj do të forcohet dhe dhëmbët dhe eshtrat tuaj do të jenë të shëndetshëm.

Ndihmon me kolesterolin

Fibrat që gjenden në domate do të ulin nivelin e kolesterolit.

Është një pije që largon helmet nga trupi juaj

Ushqimet e shpejta janë të mbushura me helme (toksina). Klorina dhe sulfuri që janë prezent në domate stimulojnë funksionimin e veshkëve dhe mëlçisë.

Edhe Një gotë çdo mëngjes, përfitimet nga lëngu i domates Lifestyle Një gotë çdo mëngjes, përfitimet nga lëngu i domates

Prandaj, lëngu i domates është shumë i mirë për detoksifikim.

Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse planifikoni të mbani dietë, atëherë lëngu i domateve është ideal. Hidraton trupin, është i mbushur me fibra dhe ndihmon me urinë. Është një burim shumë i mirë i ushqyesve që ndihmon me tretjen e ushqimit.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Domatet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës B6. Kjo vitaminë parandalon sëmundjet e zemrës.

Edhe Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin Lifestyle Lëng domatesh në mëngjes, përfitimet e mëdha për organizmin

Ndihmon me lëkurën

Lëngu i domateve përpos që mund të konsumohet, mund të përdoret edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëkurë. Lëngu i domateve ndihmon me aknet, shenjat dhe poret e lëkurës.