Vjeshta është sezoni i lakrës, e cila është thesar për shëndetin.
Ajo është e pasur me vitaminën C, e cila e bën atë perime të përkryer në preventivën ndaj viruseve dhe ftohjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, ajo është burim i hekurit, fosforit, magnezit dhe kaliumit.
Rekomandohet në ushqimin e personave që kanë probleme me tretjen e ushqimit, pasi është e pasur me celulozë, pastruesin natyral të organizmit.
Një gotë me lëng nga lakra e freskët është bar për lukthin, por edhe për humbjen e kilogramëve të tepërt, pasi përbën acide, të cilat ngadalësojnë shndërrimin e sheqerit dhe karbohidrateve në yndyra, transmeton KosovaPress.