Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kura me lëng xhenxhefili për tiroiden

Hipotiroidizmi është një sëmundje e cila prek gjëndrën tiroide duke e penguar atë të prodhojë sasi të mjaftueshme të hormoneve.

Kjo sëmundje kronike mund të trajtohet dhe kurohet me një sërë medikamentesh por edhe me kura natyrale.

Sipas ë dhënave të AgroWeb.org, një prej tyre ka të bëjë me lëngun e xhenxhefilit, një pije që përgatitet shumë lehtë dhe ka efekt të shkëlqyer.

Në momentin që trupi preket nga hipotiroidizmi, metabolizmi bie në gjumë.

Hapi më i natyrshëm në këtë rast është marrja e mineraleve për të aktivizuar tiroiden. Jodi është një prej mineraleve më të nevojshëm por jo i vetmi.

Edhe Kura me xhenxhefil për tiroiden Lifestyle Kura me xhenxhefil për tiroiden

Magnezi, zinku, kaliumi janë tre minerale të dobishme që ju ndihmojnë të ndiheni mirë.

Lëngu i xhenxhefilit është i shkëlqyer, sepse jo vetëm që plotëson nevojat për këto minerale por mund ta pini rregullisht gjatë ditës pa asnjë problem.

Receta e lëngut të xhenxhefilit është e thjeshtë, por jep rezultate të shkëlqyera:

Gjysmë filxhani çaji me copa të qëruara xhenxhefili,

Një lugë me gjethe mente të copëtuara,

1 lugë çaji me kripë të jodizuar.

Pasi të ketë marrë valë, hiqeni tenxheren nga zjarri.

Në një tas qelqi vendoni xhenxhefilin, menten, kripën e jodizuar dhe copat e kastravecit.

Edhe Përfitimet e organizimit nga limoni e xhenxhefili Lifestyle Përfitimet e organizimit nga limoni e xhenxhefili

Mbusheni me ujin e zierë dhe mbylleni me kapak.

Lërini përbërësit të ndërthuren me njëri-tjetrin për një ditë të tërë në temperaturë ambienti.

Të nesërmen filtrojeni lëngun.

Lëngun me xhenxhefil mund ta pini gjatë gjithë ditës.

Nëse ky lëng ju duket shumë i fortë, mund ta zbusni intensitetin e tij duke shtuar më shumë ujë.

Këtë kurë mund ta bëni një deri dy herë në javë për një muaj.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xhenxhefili është shumë i pasur me magnez, kalium dhe zink.

Ai njihet si një ushqim me aftësi të pasura kundër inflamacionit.

Edhe Si ndikon xhenxhefili në shkrirjen e dhjamit në trup Lifestyle Si ndikon xhenxhefili në shkrirjen e dhjamit në trup

Njerëzit që vuajnë nga tiroidja e ënjtur duhet ta përdorin xhenxhefilin rregullisht sepse parandalon deformimin e fytyrës dhe qafës.

Për më tepër, xhenxhefili është i dobishëm për eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup.