Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kur tradhtojnë për meshkujt nuk është e rëndësishme bukuria

Shumica e meshkujve e pranojnë se kanë kryer tradhti me një person fizikisht më pak tërheqës sesa partneri i tyre.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se bukuria nuk luan rol të rëndësishëm në tradhtinë bashkëshortore. Për meshkujt janë shumë më të rëndësishëm pasioni, butësia dhe vëmendja, transmeton koha.net.

Shumica e meshkujve që morën pjesë në hulumtim janë të vetëdijshëm se partnerja e tyre është më e bukur se dashnorja, ndërsa vetëm 30% e tyre e pranuan se gruan e kishin tradhtuar me një person më të ri. Vetëm një e katërta e meshkujve konsideron se dashnorja është më e bukur se gruaja.

Femrat e kishin të njëjtin mendim për dashnorët e tyre. Ato vetëm shtuan se dashnori është kryesisht në formë më të mirë dhe i vlerësonte më shumë se bashkëshorti i tyre.

Shpesh dëgjojmë se meshkujt i duan gratë e tyre, por nuk dinë se si t'i zgjidhin problemet. Ata kërkojnë dashnore për ta gjetur atë që u mungon në martesë.

Meshkujt pas një kohe e kuptojnë se as kjo lidhje e re nuk është e përsosur siç mendonin.