Lifestyle

Kur shtojnë peshë më së shumti të rriturit

Të rriturit amerikanë fitojnë peshën më të madhe mes të 20-ave dhe 30-ave, sipas një studimi të publikuar së fundmi, raportoi të shtunën TheHill.

Studimi, i botuar në Journal of Obesity, zbuloi se më shumë se gjysma e pjesëmarrësve të rritur fituan pesë për qind ose më shumë peshë gjatë një periudhe dhjetëvjeçare. Një e treta tjetër fitoi më shumë se 10 për qind.

Për studimin, studiuesit analizuan të dhënat nga më shumë se 13,800 pjesëmarrës të zgjedhur rastësisht nga Anketa Kombëtare e Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqimit.

Të rriturit shtuan mesatarisht 17.6 kilogramë midis 20 dhe 30 vjeç.

Ata zbuluan gjithashtu se gratë mesatarisht fituan më shumë peshë se burrat gjatë periudhës së studimit. Gratë shtojnë mesatarisht 5.4 kilogramë krahasuar me 2.7 kilogramë meshkujt.

"Epidemia e obezitetit në SHBA nuk po ngadalësohet", tha autori kryesor i studimit, Larry Tucker. “Pa diskutim, shtimi i peshës për 10-vjet është një problem serioz brenda popullsisë së rritur të SHBA-së”.

Studiuesit arritën në përfundimin se nëse të rriturit fitojnë sasi mesatare të peshës gjatë çdo dekade të jetës së tyre, ata do të shtonin mesatarisht më shumë se 20 kilogramë.