Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjesin

Mëngjesi është pa kurrfarë dyshimi vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Falë tij, organizmi merr energjinë dhe ushqyesit e nevojshëm për t’u përballur me sfidat e ditës.

Ky vakt është i rëndësishëm edhe për metabolizmin por si në çdo pikë të jetës, koha është gjithçka.

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

Ekspertët këshillojnë që vakti i parë i ditës duhet konsumuar brenda një ore nga zgjimi.

Nëse i përmbaheni këtij orari, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm të performancës fizike dhe mendore, shkruan AgroWeb.

Edhe Koha kur hani mëngjesin mund të ndikojë në shëndet dhe jetëgjatësi Lifestyle 10 muaj më parë Koha kur hani mëngjesin mund të ndikojë në shëndet dhe jetëgjatësi

Për më tepër, ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar mund të frenojë edhe nepsin e darkës.

Darka ka tendencën t’i shëndoshë njerëzit sepse në mbrëmje, njeriu e ka të pamundur të djegë kalori.

Nga ana tjetër, nëse nuk dilni nga shtëpia pa ngrënë, rreziku i diabetit do të ulet.

Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën Physiology, sipas të cilit mëngjesi përmirëson djegien e kalorive dhe zbut ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Ushqyerja e mëngjesit dhe aktiviteti fizik

Njerëzit që kryejnë aktivitet fizik duhet të hanë dy mëngjese.

Edhe Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës Lifestyle 1 j. më parë Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës

Kjo do të thotë se përpara se të kryejnë aktivitet fizik, pra ecje apo në palestër të konsumojnë karbohidrate të shëndetshme.

Këtu përfshihen: frutat, tërshëra dhe patatja e ëmbël.

Këto ushqime përthithen dhe treten më lehtë dhe shërbejnë si burim energjie.

Pasi të keni përfunduar aktivitetin fizik mund të hani një mëngjes të dytë.

Ai duhet të përmbajë perime, proteina, yndyrna të shëndetshme dhe një sasi të vogël karbohidratesh.

Njerëzit që nuk janë gati të angazhohen me një vakt të tillë, mund konsumojnë ushqimet e mbetura nga mbrëmja e mëparshme ose të pinë një lëng të plotë me fruta dhe perime.

Edhe Koha më e mirë për të bërë një sy gjumë gjatë ditës Lifestyle 1 j. më parë Koha më e mirë për të bërë një sy gjumë gjatë ditës

Ngrënia e mëngjesit është një zakon shumë i shëndetshëm.

Ai ndihmon përqendrimin në punë, zbut oreksin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.