Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kumbullat e thata i forcojnë eshtrat

Kumbullat e thata janë një burim shumë i mirë i fijeve dietale dhe vitaminës K. Ato përmbajnë shumë pak yndyrë të ngopur, kolesterol dhe kripë, ndërsa një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i rregullt i kumbullave të thata mund ta zvogëlojë rrezikun nga osteoporoza.

Studimi i përfshiu femrat postmenopausale. Shkencëtarët i përcollën shprehitë e tyre të të ushqyerit dhe e studiuan ndikimin e dietës në shëndet. Studimet e mëparshme kanë treguar se përqindja e indeve të eshtrave fillon të ulet në mënyrë dramatike gjatë menopauzës, gjë që është arsyeja se pse gratë kanë një rrezik pak më të lartë për osteoporozë se meshkujt, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Studimi ynë konfirmon se shprehitë e të ushqyerit ndikojnë dukshëm në shëndetin e tërë organizmit, dhe se rritja e konsumit të ushqimeve të caktuara mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme", tha hulumtuesi kryesor i studimit prof. Arjmandi.

Femrat u ndanë në dy grupe. Njëri grup çdo ditë duhej t’i hante 100g kumbulla të thata, ndërsa grupi tjetër 75g molla të thata. Këto dy lloje të frutave të thata kanë veti të ngjashme ushqyese. Ato përmbajnë përqindje të barabartë të kalorive, yndyrës, karbohidrateve dhe fibrave.

Rezultatet treguan se tek femrat që konsumuan çdo ditë kumbulla të thata përqindja e indeve të eshtrave u reduktua më ngadalë. Ajo që i bën kumbullat e thata aq efektive në parandalimin e humbjes së indeve të eshtrave janë komponimet flavonoide dhe fenolet.