Për shkak të ngritjes së vetëdijes për ushqim të shëndetshëm, si dhe rritjen e konsumit të frutave dhe perimeve të freskëta, qumështit dhe produkteve të qumështit, Kroacia prej këtij viti filloi me vendosjen e vakteve falas.
Për zbatimin e projektit për një vakt plotësues me fruta dhe perime të freskëta, qumësht dhe produkte të qumështit janë siguruar tre milionë euro. Çdo shkollë e cila dëshiron të marrë pjesë në projekt vetë i kërkon furnizuesit të cilët do të sigurojnë fruta dhe perime (100 - 150 gramë për një fëmijë në javë) dhe qumësht, jogurt dhe të tjera (0,15 -0,25 L. për një fëmijë në javë), shkruan Kosovapress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrutat dhe perimet do të dërgohen të paktën një herë në javë si edhe qumështi dhe produktet e qumështit.
Vakte me fruta dhe perime falas do të marrin nxënësit prej të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa qumësht dhe produkte të qumështit - nxënësit e shkollave fillore prej klasës së parë deri në klasën e katërt.
Ministria e Bujqësisë e Kroacisë thekson se shkollave do t'u dorëzohen, mandarina, mollë, dardha, kajsi, pjeshkë, qershi, domate, karota, qumësht i pasterizuar, jogurt, kos dhe llojet të tjera të qumështit të fermentuar.
Për projektin tani për tani janë paraqitur 1.119 shkolla dhe 87 furnizues.