Kreatorja Kaona Duriqi ka sjellë një frymë krejtësisht ndryshe në botën e modës.
Koleksioni i saj më i ri që i dedikohet maturanteve dhe semi-maturanteve përbëhet kryesisht nga fustanet e shkurtër shumëngjyrësh, transmeton emisioni Express në KTV.
Koleksioni, të cilin kreatorja e ka lansuar së fundi nuk ka një titull dhe sipas Kaonës, gjithë puna është bërë në mënyrë spontane.
Kreatorët kosovarë, gjatë kësaj stine, vëmendjen më të madhe ua kushtojnë të rinjve. Koleksioni i ri i Kaonës, është mirëpritur nga maturantet.
Era Istrefi, Genta Ismajli, Dhurata Dora janë vetëm disa nga emrat e skenës publike, me të cilët ka bashkëpunuar Kaona.
Artikuj të ngjashëm
-
Disenjatorja Kaona Duriqi prezanton mini-koleksionin të frymëzuar nga stili barok
-
Mini-koleksioni i Nadira Kikës për maturantet
-
Kaona Duriqi, disenjatorja që ka sjellë një frymë unike të modës në Kosovë
-
Merita Harxhi Koci më aktive në rrjetet sociale dhe me shumë ide për maturantet
-
Disenjatorja e re nga Podujeva me shumë kërkesa për veshje të përditshme