Plakja e ngadaltë dhe vonë është e çdo kujt dhe ekspertët thonë se një lëkurë e re përgjithmonë mund të arrihet shumë lehtë me disa këshilla te vogla.
Kremi kundër diellit duhet të jetë gjithmonë prezent në lëkurën tuaj.
Nëse duam të kemi një lëkure rinore, atëherë duhet të përdorim gjithmonë krem kundër diellit edhe nëse nuk ka diell aspak. E vetmja kohë kur nuk keni nevojë ta përdorni është nëse është errësirë, thotë Harold Lancer, dermatolog, transmeton KP.
Kremrat anti-rrudhë
Nuk duhet patjetër të keni rrudha që të filloni të përdorni kremra anti-rrudhë, thonë dermatologet. Nëse fillohen të përdoren më herët ne moshë, atëherë rrudhat do te fillojnë të shfaqen më vonë. Kremrat anti-rrudhë zakonisht përmbajnë –përzierje të vitaminës A dhe vitaminës C, të cilat së bashku ndihmojnë në forcimin e lëkurës.
Edhe
Sekretet që ju duhen për t’i parandaluar rrudhat
Bëjini fytyrës suaj pastrim të thellë.
Preferohet që së paku njëherë në javë ta pastromë fytyrën me “scrub” apo shampo me përmbajtje të kokrrave, të cilat largojnë qelizat e vdekura të lëkurës. Duhet të kemi kujdes sepse përdorimi i shpeshtë i kësaj metode. Thanë lëkurën tuaj dhe rrudhat shfaqen më shpejt.
Mos flini me makijazh ende në fytyrë.
Fytyra rigjenerohet më së shumti gjatë kohës që jemi në gjumë. Kur truri jonë është duke pushuar, ajo është koha kur lëkura jonë fillon punën e saj dhe poret fillojnë të marrin frymë. Makijazhi përveç që mund të përmbajë shumë baktere të këqija për lëkurën, ai gjithashtu pengon poret të hapen dhe të mbushen oksigjen. Kjo do të qojë deri tek aknet, shenjat në lëkurë dhe thatësia e lëkurës.
Edhe
12 këshilla për kujdesin ndaj lëkurës, çfarë rekomandojnë dermatologët
Pini sa më shumë ujë.
Jo më kot thuhet se uji është burim i jetës. Që uji është i mirë për shëndetin kjo dihet, mirëpo do të mrekulloheni më rezultatet që do keni nëse do filloni të konsumoni sa më shumë ujë. Uji është mik për lëkuren tuaj, sidomos për pjesën e fytyrës.