Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Këshilla për aplikimin e duhur të manikyrit të thonjve

Një tjetër shkaktar, sipas profesionistes është edhe manikyri jo i rregullt i thonjve. 

“Thonjtë zakonisht bëhen të verdhë, kur janë të ekspozuar ndaj toluenit, formaldehidit dhe dibutylphthalate, komponentët që gjendën në ngjyra të thonjve. Përdorimi i pavend i manikyrit të thonjve, veçanërisht nëse ato janë me ngjyrë të errët, lënë njolla në thonj”, sqaron ajo, shkruan sot Koha Ditore.

Profesionistja e thonjve, Gashi thotë se patjetër duhet të vendosni sipërfaqen e lehtë për manikyr, sepse ajo e lehtëson lidhjen e drejtpërdrejtë e thonjve dhe përbërësit e dëmshëm të përfshirë në manikyrin e thonjve “Shmangni ngjyra të errëta për manikyrin e thonjve. Nganjëherë lëni thonjtë pa manikyr. Pas përdorimit të acetonit, pastroni duart kujdesshëm, sepse edhe mbetja më e vogël e acetonit mund të shkaktojë ngjyrën e verdhë të thonjve”, këshiillon ajo.