Për infermierët, këpucët sportive janë më të mirat.
The New York Times ka shkruar se nëse ka dikush që di vërtet çfarë do të thotë rehati në këpucë, janë infermierët që punojnë pa pushim në spitale. Ata kalojnë orë të tëra në këmbë, shpesh në turne 12-orëshe, dhe e dinë nga përvoja se këpucët e duhura bëjnë dallimin mes një dite pa dhimbje dhe një fundi turni me këmbë të lodhura, këmbë të fryra dhe dhimbje shpine.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrandaj, nëse një palë këpucë janë mjaft të mira për infermierët që shpëtojnë jetë çdo ditë, ato janë më se të përshtatshme edhe për njerëzit e zakonshëm, qoftë për udhëtime, qëndrime të gjata në këmbë apo përdorim të përditshëm.
Për të kuptuar çfarë i bën këpucët “të miratuara nga infermierët”, janë marrë mendimet e dhjetëra profesionistëve shëndetësorë, janë analizuar diskutime në rrjete sociale si #nursetok dhe forume si Reddit, si dhe janë vëzhguar drejtpërdrejt këpucët më të përdorura në spitalin Denver Health.
Rezultati? Rehatia është kriteri kryesor, por ajo që konsiderohet “rehati” ndryshon nga një person te tjetri.
Këpucët sportive janë zgjedhja kryesore
Pothuajse të gjithë infermierët e intervistuar kanë thënë se preferojnë këpucë sportive (running shoes). Ndër brendet më të përhapura rezultoi “Hoka”, e cila dominoi në korridoret e spitalit, pothuajse gjysma e stafit në turn mbanin këtë brend.
“Mendoja se nuk do të gjeja diçka më të rehatshme se këpucët e mia të vjetra, por pasi kalova te Hokas, këmbët nuk më dhembin më pas turneve të gjata”, ka treguar një infermiere 32-vejce.
Një tjetër infermiere ka shtuar se i ka marrë të njëjtat pasi të gjithë i thoshin se janë të rehatshme dhe sepse donte edhe ngjyra më të gjalla.
Brende të tjera të preferuara përfshijnë “New Balance” dhe “Skechers”, të cilat vlerësohen sidomos për mbështetjen e harkut të këmbës.
Këpucët klasike “clogs” ende mbeten të forta.
Edhe pse shumë kanë kaluar te atletet, disa infermierë vazhdojnë të preferojnë këpucët tradicionale si “Dansko”.
“I kam mbajtur të njëjtat për 23 vjet. Janë si tanke, zgjasin shumë”, ka thënë një prej tyre.
Ato janë të rehatshme, të lehta për t’u pastruar dhe ofrojnë mbështetje të mirë, por kanë edhe një disavantazh.
Sipas infermieres, nëse rrëshqet me to, rrëzohesh keq, dhe nuk janë ideale për të vrapuar kur duhet të reagosh shpejt.
Disa infermierë zgjedhin edhe alternativa si “Alegria”, që ofrojnë më shumë qëndrueshmëri, ose “Brooks” për kombinimin e rehatisë dhe mbështetjes.
Por për “Crocs” mendimet janë të ndara.
Disa infermierë i duan shumë “Crocsat” për ajrosjen dhe lehtësinë në pastrim.
“Kalova te ‘Crocs’ sepse kisha problem me erën e këmbëve. Tani nuk e kam më këtë problem”, ka treguar një infermiere.
Por sipas saj ka edhe disavantazhe.
“Vrimat në pjesën e sipërme nuk janë gjithmonë praktike, një herë më hyri lëng në çorape”, ka thënë ajo.
Sekreti që i bashkon të gjithë mjekët e infermierët janë çorapet kompresive.
Pavarësisht zgjedhjes së këpucëve, të gjithë infermierët ranë dakord për një gjë: çorapet kompresive janë të domosdoshme.
“Çdo këpucë bëhet më e durueshme me një palë çorape kompresive. Edhe nëse nuk ke mundësi të blesh këpucë të reja, ato bëjnë diferencë”, ka thënë një infermiere.
Këto çorape ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe janë veçanërisht të dobishme për ata që qëndrojnë gjatë në këmbë.