Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Katër proteina pa yndyrë për humbje të shpejtë të peshës

pesha

Nëse dëshironi të humbni peshë dhe po e pyesni veten se si të planifikoni dietën tuaj, fokusimi në marrjen e proteinave mund t'iu ndihmojë. Një dietë e pasur me proteina nxit ngopjen ose ndjenjën e ngopjes. Kjo zvogëlon marrjen e përgjithshme të kalorive, duke ndihmuar në humbjen e peshës.

Proteina pa yndyrë është më e mirë për humbjen e peshës, si dhe shëndetin e zemrës.

Katër burime të pabesueshme të proteinave pa yndyrë për të nxitur humbjen e peshës:

Vezët

Vezët janë ideale për humbje peshe. Një vezë ofron gjashtë gram proteina. Proteina që gjendet në vezë mund të rrisë efektin termik të ushqimit në trupin tuaj, duke përshpejtuar kështu metabolizmin. Më tej, ngrënia e vezëve për mëngjes është një nga opsionet më të mira për humbje peshe. Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm me proteina mund të zvogëlojë dëshirat më vonë gjatë ditës, duke ndihmuar në humbjen e peshës. Një përmbledhje e vitit 2016 zbuloi se ngrënia e një mëngjesi me shumë proteina mund të lidhet me peshë më të ulët e gjithashtu edhe me më pak yndyrë trupore.

Edhe 3 ushqime me shumë proteina për humbje peshe pas të 40-tave Lifestyle 3 ushqime me shumë proteina për humbje peshe pas të 40-tave
Image

Kosi i trashë

Kosi i trashë apo i kulluar është i bërë nga qumështi i lopës që kullohet për të hequr hirrën. Ky kos është më i trashë në konsistencë, krahasuar me jogurtin natyral. Konsumimi i këtij kosi të pasur me proteina për mëngjes mund të nxisë gjithashtu humbjen e peshës. Një filxhan kos i trashë siguron 15-20 gramë proteina. Kombinoni atë me manaferra, fara chia, banane, arra dhe pluhur proteinash për një shujtë ushqyese.

Image

Pula

Mishi pa yndyrë si ai i pulës është burim i shkëlqyer i proteinave. Pjesa më e madhe e kalorive në mish pa dhjamë si pula vijnë direkt nga proteinat. Lloji më i mirë i pulës për humbje peshe është gjoksi i pulës pa lëkurë dhe pa kocka. 100 gramë gjoks pule siguron rreth 31 gramë proteina me vetëm 165 kalori. Pjekja e pulës në skarë është mënyra më e shëndetshme për ta gatuar atë. Shmangni ngrënien e pulës së skuqur ose të përpunuar.

Image

Salmoni

Edhe Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës Lifestyle Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës

Peshqit e yndyrshëm si salmoni janë të mbushur me shumë proteina, si dhe yndyra të shëndetshme për të cilat trupi juaj ka nevojë. Salmoni është gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 dhe vitaminës D. Këto ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trupin tuaj, rregullojnë imunitetin dhe nxisin tretjen. Të gjitha këto përfitime kontribuojnë në humbjen e peshës.

Image

Përktheu nga Times of India: Vita Abrashi-Kajtazi