Ushqimet e fermentuara i janë nënshtruar procesit natyror të fermentimit nga bakteret e dobishme, kërpudhat ose maja. Në këtë proces, molekulat e sheqerit në ushqime shndërrohen në alkoole ose acide.
Ushqimet e fermentuara janë një burim ushqyes dhe i pasur i probiotikëve, që janë bakteret e mira për të cilat trupi ka nevojë. Kur të filloni të përfshini ushqime të fermentuara në dietën tuaj, mund t’i korrni të gjitha përfitimet e probiotikëve dhe njëkohësisht t’i shijoni këto ushqime dhe pije të shijshme.
Fermentimi u jep ushqimeve një shije të hidhur, por gjithashtu ndikon në jetëgjatësinë e tyre. Procesi shpesh arrihet duke e përdorur një kulturë fillestare të baktereve ose majave të shtuara në ushqim. Herë të tjera, kjo procedurë bëhet duke e vendosur ushqimin në një kavanoz me ujë të kripur.
Fatmirësisht, efektet e ngrënies së ushqimeve të fermentuara janë studiuar mirë. Shumë dieta të kulturave të lashta në mbarë botën përfshinin ushqime dhe pije të fermentuara, nga kosi në Mesdhe e deri te produktet e fermentuara të sojës në Azinë Lindore.
Sipas hulumtimeve të fundit, këto janë katër arsyet kryesore pse duhet të konsumoni ushqim të fermentuar.
Edhe
Ushqimet që ndihmojnë për zorrë të shëndetshme
Përmirësoni shëndetin e tretjes
Një nga rolet kryesore që luajnë bakteret e dobishme është asimilimi i lëndëve ushqyese nga dieta juaj. Ushqimet e fermentuara janë burim i baktereve të dobishme, si dhe prebiotikëve. Prebiotikët janë një lloj fibrash që sigurojnë ushqim për bakteret e mira. Kështu, kur hani ushqime të fermentuara, kontribuoni në mbrojtjen e këtyre baktereve të domosdoshme për organizimin. Kjo ndihmon shumë në parandalimin e sëmundjeve të tretjes dhe sëmundjeve tjera, si sindroma e zorrës së irrituar.
Merrni më shumë përfitime ushqyese
Ushqimet fitojnë vlera ushqyese nëpërmjet procesit të fermentimit. Bakteret e mira prodhojnë vitamina dhe minerale që i plotësojnë vlerat ushqyese në ato produkte. Fermentimi po ashtu largon anti-ushqyesit si, lektina, të cilat bllokojnë asimilimin e lëndëve ushqyese. Mikroorganizmat përgjegjës për procesin e fermentimit gjithashtu krijojnë enzima që e ndihmojnë trupin t’i absorbojë lëndët ushqyese që gjenden në ushqim.
Forconi sistemin tuaj imunitar
Mikroorganizmat e dobishëm janë të përfshirë jo vetëm në tretjen dhe asimilimin e lëndëve ushqyese, por edhe në funksionin imunitar. Pjesa më e madhe e aktivitetit të sistemit imunitar zhvillohet në zorrë, ku mikrobet i sinjalizojnë qelizat imune kur një patogjen është i pranishëm. Për shkak se bakteret miqësore e ndihmojnë sistemin imunitar të reagojë dhe t’u përgjigjet kërcënimeve më shpejt, ngrënia e ushqimeve të fermentuara rregullisht mund t’ua zvogëlojë shanset e ftohjes së zakonshme dhe gripit.
Mbroheni nga ateroskleroza dhe sëmundjet e zemrës
Edhe
Tetë gjëra që duhet të dini për mikrobiomën e zorrëve
Probiotikët në ushqimet e fermentuara e ndihmojnë shëndetin e zemrës duke reduktuar përthithjen e kolesterolit në zorrë. Kjo ul rrezikun për presion të lartë të gjakut dhe për aterosklerozë, ose akumulimin e kolesterolit në arterie. Përfitimet e uljes së kolesterolit nga ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë gjithashtu me uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet metabolike.
Ndërsa disa ushqime të fermentuara gjenden edhe në dyqane, ju mund të përfitoni më mirë nga ushqimi i fermentuar vetë në shtëpi, shkruan portali “SciTechDaily”.