Lifestyle

Karbohidratet me cilësi të lartë shkaktojnë më pak diabet të tipit 2

Në përputhje me ato që kanë theksuar shumë nutricionistë, një studim i ri bënë të ditur se konsumimi më i madh i karbohidrateve me cilësi të lartë, veçanërisht nga drithërat, lidhet me rrezikun më të vogël për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Derisa konsumimi i karbohidrateve gjithmonë është shoqëruar me rrezik më të lartë të sëmurjes me diabetin e tipit 2, ky studim i fundit i cili do të prezantohet në konferencën virtuale, “Nutrition 2020 Live Online”, të organizuar nga “Shoqata Amerikane e Nutricionistëve”, tregon se cilësia e karbohidrateve mund të ketë efekt të ndryshëm.

Qëllimi i hetuesve ka qenë që nga ky studim ta nxjerrin rezultatin që karbohidratet me cilësi të lartë dhe ato me cilësi të ulët, e shënojnë në rrezikun e shkaktimit të diabetit të tipit 2 tek konsumatorët, transmeton Koha.

Sipas zbulimit të tyre, është vërtetuar se efektet e cilësisë së karbohidrateve që i konsumojmë, luajnë rol kyç në shëndetin e përgjithshëm të njerëzve, sidomos te personat që kanë prirje për t’u prekur nga diabeti i tipi 2. Pra sipas tyre, preferohet konsumimi i karbohidrateve me cilësi të lartë, që kryesisht i gjejmë te drithërat, pemët dhe perimet, dhe jo i karbohidrateve me cilësi të ulët që gjenden në ushqime të tilla si buka e bardhë, pastat, ëmbëlsirat dhe të tjerë.

Studimi në fjalë ka mbledhur të dhëna të analizuara nga tri studime paraprake, të kryera ndër vite nga profesionit shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.