Njerëzit me mbipeshë të cilët hanë gjatë një kornize shumë më të shkurtër kohore çdo ditë sesa që është tipike, raportojnë më pak luhatje të urisë dhe djegin pak më shumë yndyrë në kohë të caktuara gjatë natës, sipas një studimi të ri, transmeton koha.net.
Por studimi ishte i vogël dhe nuk është ende e qartë se çfarë efekti kjo qasje mund ta ketë në peshë, nëse ka fare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCourtney Peterson, autorja kryesore e studimit, tha se studiuesit definitivisht nuk po thonë se ky është një ilaç për obesitet.
Megjithatë, asistentja/profesoresha e shkencave të të ushqyerit në Universitetin e Alabamës në Birmingham mendon se ideja ia vlen të shqyrtohet si një qasje potenciale për humbje të peshës dhe shpreson ta kryejë një studim më të madh.
Qasja quhet të ushqyerit e hershëm me kohë të kufizuar. Ajo është testuar në kafshë, ku studiuesit kanë zbuluar se e ka reduktuar masën yndyrore dhe rrezikun e sëmundjeve kronike, transmeton koha.net.
Peterson kishte planifikuar t’i prezantonte gjetjet e saj të enjten e kaluar në takimin vjetor të The Obesity Society, në New Orleans. Studimet e paraqitura në takimet mjekësore shihen si preliminare derisa të publikohen në ndonjë revistë shkencore.
Për studimin, Peterson i studioi 11 meshkuj dhe femra. Mosha mesatare e tyre ishte 32 vjeç, ndërsa indeksi mesatar i masës së tyre trupore (BMI) ishte 30.
Indeksi i masës trupore është një masë e përafërt e yndyrës së trupit të një personi bazuar në gjatësinë dhe peshën. BMI-ja me vlerë 30 konsiderohet obesitet. Dikush që është 175 cm i gjatë do të duhej të peshonte 92 kg që ta ketë një BMI prej 30.
Secili pjesëmarrës i studimit e provoi secilën qasje – ngrënien e hershme të kufizuar dhe modelin tipik. Gjatë një periudhe katërditore, pjesëmarrësit hëngrën mes orës 8 paradite dhe 2 pasdite; gjatë një periudhe tjetër katërditore ata hëngrën mes orës 8 paradite dhe 8 në mbrëmje
Pjesëmarrësit e hëngrën të njëjtën sasi të kalorive gjatë çdo qasjeje, tha Peterson, dhe ata e hëngrën vetëm ushqimin që u ishte dhënë atyre nga studiuesit dhe nën mbikëqyrje.
Ekipi i Petersonit më pas e testoi ndikimin e kohës më të shpejtë agjëruese në kaloritë e djegura, yndyrën e djegur dhe oreksin. Koha e kufizuar e ngrënies nuk e ndryshoi sasinë e përgjithshme të kalorive të djegura, tha ajo.
Por ajo e rriti djegien e yndyrës në disa pika gjatë natës, edhe pse nuk e rriti djegien e yndyrës në përgjithësi. Koha e kufizuar e përmirësoi aftësinë e trupit për të kaluar në mes të djegies së karbohidrateve dhe djegies së yndyrës, thanë autorët e studimit. Ekspertët e quajnë këtë fleksibilitet metabolik.
Gjatë ditës, nga ora 8:30 paradite deri në 7:30 të darkës “djegia e yndyrës është identike në mesin e të dy grupeve", tha ajo.
Peterson zbuloi gjithashtu se ata që ishin në grupin e ngrënies së kufizuar kishin më pak luhatje në uri kur pjesëmarrësit u kërkuan të raportojnë se sa të uritur ishin në pika të ndryshme gjatë ditës. Peterson spekulon se, kur njerëzit i shpërndajnë kaloritë me proporcion më të madh në fillim të procesit, ata nuk janë shumë të uritur gjatë darkës.
Trupi e ka një orë të brendshme, dhe shumë aspekte të metabolizmit janë duke punuar më së miri në mëngjes, sipas Petersonit. Ngrënia në përputhje me orën cirkadiane të trupit, që do të thotë ngrënia më herët gjatë ditës, mund të ndihmojë në djegien e yndyrës, sugjeroi ajo.
Nuk është e qartë ende se çfarë do të nënkuptonte modeli i ngrënies së kufizuar në aspektin e kontrollit afatgjatë të peshës, tha Peterson.
Dale Schoeller, profesor i shkencave ushqyese në Universitetin e Wisconsin, Madison, vuri në dukje se "këto janë rezultate shumë të hershme".
Schoeller, i cili është gjithashtu zëdhënës për The Obesity Society, nuk ishte i përfshirë në hulumtimin e ri. Ai vuri në dukje se shumica e studimeve për ushqim të kufizuar janë kryer në kafshë, dhe se studiuesit "vetëm sa kanë filluar të hulumtojnë në njerëz".
Në mesin e vërejtjeve, tha Schoeller, ishte se studimi ishte i vogël dhe afatshkurtër. Efektet "mund të mos zgjasin", shtoi ai.
Megjithatë, tha ai, njerëzit që janë të shëndetshëm pa ndonjë sëmundje mund ta provojnë këtë qasje. Të tjerët duhet të bisedojnë me mjekun e tyre paraprakisht. Dhe, ashtu si me qasjet e tjera të dobësimit, thotë Schoeller, kjo mund t’i ndihmojë vetëm disa njerëz të cilët duan ta arrijnë një peshë më të shëndetshme.