Kur vjen puna te shpërfaqja e trendit, rruga shërben po aq mirë sa edhe platformat më
të kushtueshme të pasarelave. Jashtë pasarelave mund të gjeni një mori fotografësh që presin të kapin modën e stilit të rrugës, me shumë sish që bredhin lart e poshtë, duke i trajtuar rrugët si vetë pasarelat, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo gjë mund të tingëllojë goxha e trilluar, por në to gjithmonë mund të vëreni dikë të veshë ndonjë gjë që ju bën të thoni: “ooohhh”.
Për dallim prej pamjeve më të rafinuara dhe vezulluese të “Javës së modës në New York”, Londra është dukshëm më kreative, duke përzier shpesh stilin e rrugëve për të prodhuar pamje më të arritshme.
Në këtë aspekt, as sezoni i sivjetmë nuk zhgënjen, duke ofruar mundësinë e veshjes së palltove që i vënë në pah supet, çizmeve të argjendta metalike dhe madje deri te ripërpunimi i rrobave të vjetra... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vogue do më pak zhurmë e më shumë identitet në trendet e modës të vitit 2026
-
Markle shfaqet në Javën e Modës në Paris
-
Tokio u lejon burrave të veshin pantallona të shkurtra në punë, gratë ankohen për “qimet e këmbëve”
-
Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 19 korrik 2026
-
Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës