Kompania farmaceutike Glenmark ka bërë të ditur të martën se do ta nisë një testim të ri klinik ne Indi për kombinimin e dy barnave anti-virale, favipiravir dhe umifenovir, si trajtim potencial për Covid-19, raporton Reuters.
Studimi do të bëhet me 158 pacientë të hospitalizuar me simptome mesatare me Covid-19 në Indi, ka thënë kjo kompani.
Kompanitë e ilaçeve përreth botës janë ngutur që të zhvillojnë një trajtim apo vaksinë për koronavirusin i cili u përhap shumë shpejtë, dhe i cili ka infektuar 5.5 milion njerëz në tërë globin, dhe ka lënë më shumë se 345.000 të vdekur.
Në Indi, e cila tani është në mesin e 10 shteteve me më së shumti infektime, numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur ne 4.167 të martën.
Pavipiravir është prodhuar me emrin “Avigan” nga Fujifilm Holdings Corp i Japonisë dhe ishte aprovuar si ilaç kundër gripit në vitin 2014, ndërsa umifenovir ishte i licencuar si trajtim i disa infektimeve në Rusi dhe Kinë.
-
BE-ja autorizon dy ilaçe për njerëzit më të rrezikuar nga COVID-19
-
Pilula anti-COVID e Pfizerit ul me 90% shtrimin në spital dhe rrezikun e vdekjes
-
Britania miraton pilulën e parë kundër COVID-19
-
Merck: Pilula eksperimentale zvogëlon efektet më të këqija të COVID-19
-
“Pfizeri” fillon testimin e një ilaçi oral për parandalimin e COVID-19