Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ilaç popullor për organizëm rezistues ndaj sëmundjeve

Vetëm një bimë ka një spektër të plotë të përfitimeve shëndetësore kur bëhet fjalë për forcimin e imunitetit.

Gjethe delli është një nga bimët medicinale më të gjithanshme dhe të arritshme.

Gjethja delli femër (Plantago major) dhe gjethja delli mashkull (Plantago lanceolata) kanë pothuajse të njëjtin efekt medicinal që njihet për mijëra vjet.

Ato janë përdorur nga mjekët e lashtë grekë dhe kinezë, dhe në librat mesjetarë për bimët medicinale, kjo barishte shumë e vlerësuar është rekomanduar deri në 24 sëmundje të ndryshme.

Nëse përdorni rregullisht këtë ilaç popullor, trupi juaj do të bëhet rezistues ndaj shumë sëmundjeve dhe imuniteti juaj do të maksimizohet.

Edhe Dobitë shëndetësore të gjetheve të ullirit Lifestyle Dobitë shëndetësore të gjetheve të ullirit

Në një kohë kur viruset po mbretërojnë, do të vijë e mira, transmeton kp.

Do të ju duhet:

1 kg mjaltë

300 gram gjethe të freskëta delli

Përgatitja:

Në një kile mjaltë të bërë në shtëpi, vendosni 300 gramë gjethe të njoma të freskëta, të cilat më parë i keni larë dhe tharë.

Edhe Si t’i përdorni gjethet e mollës për përfitime shëndetësore Lifestyle Si t’i përdorni gjethet e mollës për përfitime shëndetësore

Merrni këtë ilaç një lugë çaji para çdo vakt. Do të vini re shumë shpejt se keni shumë më shumë energji.

{gallery}