Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë shënuar 6 raste me HIV/AIDS, ku prej tyre 2 kanë përfunduar me vdekje.
Kështu u bë e ditur në shënimin e Ditës Botërore të HIV/AIDS të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, transmeton ksp.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, tha se gjatë vitit 2019 janë identifikuar 6 raste me HIV/AIDS, ndërsa bëri të ditur se dy prej tyre kanë vdekur.
Luljeta Gashi, shefe e njësisë së HIV/AIDS në IKShPK, tha se Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, por me potencial të rritjes, posaçërisht në mesin e popullatës MSM.
"Që nga viti 1986 deri në vitin 2019 në Kosovë janë raportuar 128 raste, deri më tani 51 kanë vdekur. Në vitin 2019 janë 6 raste të reja, dy prej tyre kanë vdekur. Komuna e Prishtinës dominon me numrin më të madh të rasteve të raportuara", tha ajo.
-
Këtë vit janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, një vdekje
-
Këtë vit janë shtuar 6 raste me HIV, në tri dekada janë regjistruar 128 të prekur
-
Këtë vit, Kosova regjistroi pesë raste të reja me virusin HIV
-
IKSHPK: Gjashtë të vdekur nga sëmundja AIDS në vitin 2025
-
Gjashtë të vdekur këtë vit në Kosovë si pasojë e HIV-AIDS, 31 raste të reja