Lifestyle

Harrojeni kafen, shfrytëzoni shkallët

Kur zgjoheni në mëngjes, gjëja e parë që pothuajse të gjithëve iu shkon ndërmend është një kafe.

Por një studim i ri i kryer në Universitetin e Gjeorgjisë, nga profesori Patrick J. O'Connor, tregon se kafja e mëngjesit është bërë një rutinë që në fakt edhe po dëmton organizimin tonë, shkruan DailyMail, përcjell Koha.net.

Në vend të kafes së mëngjesit, preferohet të ecni në shkallë të paktën 10 minuta.

Shumica e njerëzve shfrytëzojnë ashensorin, duke neglizhuar gjithmonë shkallët të cilat na krijojnë lodhje, por në fakt na jep shumë më shumë energji.

Ky studim, synon të stimuloj kryesisht personat që punojnë në zyra, të cilët pas kafes së mëngjesit pa e kuptuar fare iu krijohet një ç’rregullim në bark.

Këta persona të cilët punojnë gjysmë dite të ulur para kompjuterit, kanë pak gjasa të lëvizin e të fitojnë energji, prandaj kjo është arsyeja pse në mëngjes ata duhet të ecin shkallëve për të fituar energji edhe për pjesën tjetër të ditës.