Lifestyle

Grupi B i gjakut, më rezistenti ndaj kancereve

Foto: Ilustrim

Universiteti Karolinska në Suedi ka emëruar llojin e gjakut më rezistues dhe më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve malinje. Grupi i gjakut B është evidentuar se ka predispozitat për të pasur shkallën më të ulët të prekjes prej kancereve, ndërsa ai A ka shansin më të lartë për të vuajtur nga sëmundjet malinje.

Shkencëtarët thonë se ky studim nuk vlen për personat që konsumojnë alkool dhe cigare. Studimi analizoi të dhëna nga disa mijëra njerëz, të moshave mbi 25-vjeçare.

Personat me grupin e gjakut 0, pavarësisht nëse faktori Rh është negativ ose pozitiv, kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë sëmundjen e kancerit të stomakut, raporton Koha.

Për shembull, personat me grupin e gjakut 0 kanë një rrezik dukshëm më të ulët të zhvillimit të kancerit të stomakut, por ata me grupin e gjakut A kanë një shans të rritur për të zhvilluar këtë lloj kanceri.

Ndërkaq grupet e gjakut A ose AB do të kenë më pak gjasa që të zhvillojnë ulcerë në stomak sesa personat me grupin e gjakut 0.

Arsyeja është ende e paqartë, por studiuesit spekulojnë se kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në reagimin imunitar ndaj infeksioneve.

Personat me grupin e gjakut zero bartin rrezik më të ulët për sëmundje koronare të zemrës, madje deri në 23 për qind, krahasuar me të gjitha grupet e tjera të gjakut, ka treguar një studim i Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard.

Ata në rrezik më të lartë janë personat me grupet e gjakut AB dhe B. Përveç paradispozitave gjenetike, arsyeja e saktë për këtë nuk është e qartë. Një tjetër fitore për grupin e gjakut zero është ajo e predispozitave të pakta për t’u prekur nga kanceri i pankreasit.

Një studim i botuar në gazetën e Institutit kombëtar amerikan të kancerit ka treguar se personat me grupin e gjakut A kanë 32 për qind më shumë gjasa që të preken prej kancerit pankreatik, ndërsa ata me grupin e gjakut B kishin deri në 72 për qind më shumë rrezik.

Gjetjet e studimit megjithatë kërkojnë analizë të mëtejshme ndërsa shkencëtarët kanë bërë të ditur se është e nevojshme që të përcaktohet edhe arsyeja e saktë pse personat me grupin e gjakut zero janë më të ndjeshëm gjenetikisht.