Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gripi rrit ndjeshëm rrezikun për krizë kardiake te të moshuarit

Uashington, 25 janar – Personat e moshuar që vuajnë nga gripi mund të rrezikojnë një krizë kardiake në gjashtë javët e para të infeksionit, sipas një studimi të publikuar dje dhe që rrit nevojën për të shtrirë gjerësisht vaksinimin.

“Ky rrezik për infarkt është më i lartë tek personat e moshuar”, nënvizojnë autorët e studimit të publikuar në “New England Journal of Medicine”(NEJM).

Këta të fundit konfirmojnë studimet e mëparshme që tregojnë një lidhje mes gripit, krizës kardiake dhe vdekshmërisë në rritje.

“Këto rezultate janë të rëndësishme sepse konfirmojnë ekzistencën e një lidhjeje mes gripit dhe infarktit miokardiak dhe rrit rëndësinë e vaksinimit”, nënvizon Jeff Kwong, në studiues në Institutin e Shkencave klinike dhe Shëndetin Publik të Ontarios në Kanada.

Studimi bazohet në rreth 20 000 raste të gripit të konfirmuara nga laboratoret në Ontario në vitet 2009-2014.

Edhe Rriten rastet me grip, IKSHPK bën thirrje për vaksinim Arbëri Rriten rastet me grip, IKSHPK bën thirrje për vaksinim

Mes këtyre pacientëve, 332 janë shtruar në spital pas një krize kardiake në vitin që pasoi një infektim nga virusi i gripit.

Rreziku kardiak duket se ka qenë më i madh në shtatë ditët e para të gripit kryesisht tek personat e moshuar të infektuar nga një virus gripal i tipit B, si dhe ato që kanë pësuar një infarkt më parë.