Lifestyle

Gjithçka që duhet ditur për ngrirjen e qafës

Problemet me qafë

Foto: Ilustrim

Qafa përbëhet nga muskuj, tendina, ligament dhe kocka. Të gjitha këto bashkëpunojnë për të mbështetur kokën dhe lehtësuar lëvizjen e saj në drejtime të ndryshme.

Ka raste kur lëvizjet e tepërta të qafës apo lëndimi i saj mund të shkaktojë ngurtësim të saj dhe dhimbje.

Në disa raste qafa kthehet në gjendjen e mëparshme falë trajtimeve në kushtet e shtëpisë. Ka raste të tjera kur ngurtësimi i qafës kërkon një trajtim më specifik mjekësor.

Shkaqet e ngurtësimit të qafës

Shkaktarët më të zakonshëm të ngurtësimit të qafës janë:

Tërheqjet muskulare dhe ndrydhjet

Këto ndodhin kur njeriu fle në pozicion jo të mirë, qëndron ulur për kohë të gjatë, fikson vështrimin në objekt të caktuar për shumë kohë, për shembull puna me kompjuter, ose rrëzohet apo stresohet.

Stresi mund të shkaktojë tension të lartë muskular.

Artriti

Artriti mund të prekë edhe zonën e qafës, dhimbjet e së cilës lehtësohen kur njeriu qëndron shtrirë.

Dhimbja përkeqësohet kur njeriu qëndron në një pozicion të caktuar për shumë kohë.

Simptomat më të përhapura janë: dhimbjet e kokës, mpirje të gjymtyrëve dhe vështirësi në ecje.

Trajtimet kundër ngurtësimit të qafës

Kur bëhet fjala për lëndime të lehta, ekspertët rekomandojnë vendosjen e kompresave me akull në zonën e qafës.

Ky trajtim është efikas brenda 48 orëve të para të lëndimit.

Kompresat duhen mbajtur për 20 minuta dhe më pas duhet të bëni 30 minuta pushim. Ato duhen mbështjellë me një napë ose peshqir.

Kompresat e ngrohta

Në disa raste, ju mund të alternoni kompresat e ngrohta dhe të ftohta për të qetësuar muskujt e tensionuar dhe për të lehtësuar dhimbjen.

Medikamentet

Barnat kundër dhimbjeve zbusin enjtjen e zonës së qafës dhe largojnë dhimbjen.

Medikamente të tilla duhet të merren me këshillimin e mjekut.

Shtendosja

Ekspertët rekomandojnë lëvizjen e ngadaltë të qafës nga njëra anë në tjetrën.

Përveç tyre, mund të lëvizni shpatullat në mënyrë rrethore. /Agroweb