Lifestyle

Gjethja e dafinës e ndalon edhe kollën më këmbëngulëse

Kollitja e thatë dhe e zgjatur në këtë periudhë të vitit është shumë e zakonshme për shumë njerëz. Shurupet, sprejërat, dhe tabletat e ndryshme mund ta kalojnë atë shkurtimisht, por për ndalim të përhershëm të kollës mund ta kërkoni ilaçin natyral në kuzhinën tuaj – gjethen e dafinës.

E gjitha që ju duhet për ta bërë shurupin shtëpiak prej dafinës, i cili e ndalon edhe kollën më këmbëngulëse, janë gjashtë gjethe të dafinës, 2.5 dl ujë, gjashtë lugë sheqer dhe një limon. Është e preferueshme të përdorni sheqer ngjyrë kafe.

Përgatitjen e shurupit e filloni me zierjen e ujit në një enë. Kur fillon të vlojë uji, shtoni gjethet e dafinës dhe i zieni ato prej gjashtë deri në dhjetë minuta. Pastaj ujin ku janë zier dafinat e kulloni në një enë tjetër dhe në të përzieni sheqerin dhe limonin, transmeton Koha.net. Përzieni mirë dhe prisni që sheqeri të shkrihet. Pini këtë pije disa herë në ditë. Mund ta pini nga një lugë sa herë që keni sulme kollitjeje. Këtë shurup shtëpiak mund ta ruani në frigorifer disa ditë.

Gjethet e dafinës janë të pasura me minerale të ndryshme dhe vitaminë B. Për shkak të veprimit të tyre të shkëlqyer antiseptik dhe anti-inflamator, ato janë një zgjedhje e shkëlqyer për mbrojtjen e imunitetit.

Gjethja e dafinës është përdorur si ilaç që nga kohërat e lashta. Kjo bimë ndihmon në funksionimin më të mirë të sistemit nervor dhe muskulor dhe ndikon pozitivisht në metabolizmin dhe gjendjen hormonale. Çaji prej dafinës përdoret në trajtimin e sëmundjeve të organeve të tretjes, anoreksisë, humbjes së oreksit, diabetit, çrregullimet kardiovaskulare, si dhe për dezinfektimin e dhomave në të cilat ndodhen viruset e gripit, ftohjes dhe mikrobet e tjera të ndryshme.