Shkencëtarët zbuluan se ADN-ja e njeriut ndikon në aftësinë e njerëzve për t’i lexuar mendjen dhe ndjenjat e të tjerëve.
Në studimin e publikuar në revistën "Molecular Psychiatry" bëhet e ditur se gjenet ndikojnë në aftësinë e njerëzve për t’i lexuar mendjen dikujt tjetër.
Studimi është realizuar nën udhëheqjen e studentit të doktoraturës të Universitetit Cambridge Varun Warrier, drejtorit të Qendrës së Hulumtimeve të Autizmit në Universitetin Cambridge Prof. Simon Baron-Cohen dhe nga Universiteti Paris Diderot, Thomas Bourgeron.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Cambridge para 20 vitesh kishin zhvilluar një test të “empatisë kognitive” të quajtur “Testi i leximit të mendjes nga sytë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Studiuesit zbulojnë qindra faktorë të tjerë gjenetikë që çojnë në depresion
-
Varësia nga cigarja dhe alkooli të lidhura me gjenet e njeriut
-
Gjeni që ndikon në dëshirën tonë për të pirë një sasi të caktuar kafeje
-
Pse njerëzit e mençur jetojnë më gjatë
-
DeepMind prezanton “AlphaGenome”, AI-në që ndihmon leximin e ADN-së