Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjashtë ushqimet që përshpejtojnë procesin e plakjes

Problemi është se ka një numër marramendës ushqimesh dhe pijesh, të cilat i konsumojmë çdo ditë dhe që përshpejtojnë procesin e plakjes. Koha Jonë transmeton këshillat e specialistëve se cilat ushqimet nuk duhet t’i konsumoni së tepërmi:

Kripa

Përbërësi kryesor i saj është natriumi, i cili bën që të mbani ujë në trup dhe shkakton fryrje. Për të reduktuar efektin, thjesht përpiquni të provoni ose të përdorni diçka më pak të thatë, që përmban kafeinë.

Alkooli

Ndikon në sjelljet e gjumit, duket bërë që rrudhat të shfaqen më herët dhe humbja e njëtrajtësisë në tonin e lëkurës. Por më e rëndësishmja është se toksinat që përmban mund të zënë vend në mëlçi dhe të shkaktojnë probleme të lëkurës, si: akne dhe sigurisht edhe rrudha.

Edhe Ushqimet që mund të na plakin para kohe Lifestyle Ushqimet që mund të na plakin para kohe

Pijet energjike

Aciditeti heq dhe gërryen smaltin e dhëmbëve, kështu që ato njollosen më lehtë. Në vend të pijeve energjike përdorni ujë.

Ushqimi i djegur

Është mirë që t’i hidhni ushqimet e djegura gjatë gatimit, pasi përmbajnë hidrokarbone proinflamatore, të cilat prishin kolagjenin.

Ushqimi pikant

Ky lloj ushqimi e acaron lëkurën, duke shkaktuar skuqje dhe irritim. Te femrat në menopauzë, erëzat zgjerojnë enët e gjakut, duke bërë që lëkura të duket e mbushur me njolla dhe më e plakur.

Edhe Ushqimet që duhet të mënjanohen për ta parandaluar plakjen e parakohshme Lifestyle Ushqimet që duhet të mënjanohen për ta parandaluar plakjen e parakohshme

Çaji i zi

Përmbajtja e tij e pasur në taninë është armiku më i keq për dhëmbët, duke shkaktuar njolla, kështu që është mirë që këtë lloj çaji ta konsumoni me qumësht.