Dhimbja në shpinë është dukuri shumë e shpeshtë – është arsyeja e dytë më e shpeshtë e vizitës te mjeku, ndërsa mund të jetë jashtëzakonisht afatgjate dhe të prishë kualitetin e jetës së përditshme. Për këtë arsye çdo njeri duhet të dijë se si të shmangë këshillat dhe mitet e gabuara më të shpeshta, transmeton koha.net.
Në popull janë të përhapura mite të ndryshme për shëndetin dhe jetën e shëndetshme në përgjithësi. Ato pjesërisht rrjedhin nga “tradita e mirë”, por pjesërisht edhe nga disa supozime të gabuara “jomjekësore”, të cilat janë pozicionuar fort në subkulturën tonë. Përjashtim nuk bën as dhimbja në shpinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke u bazuar në përvojën klinike prej disa dekadash, ekspertët kanë veçuar gjashtë mitet më të mëdha për dhimbjen në shpinë. Nëse arrini t’i shmangni këto “kurthe” dhe të praktikoni disa këshilla bazike, do të reduktoni në mënyrë të konsiderueshme mundësinë e krijimit të dhimbjes së pakëndshme në shpinë.
Nëse nuk dëshiroj të më dhemb shpina, duhet të ulem si duhet
E vërteta: Shtrembërimi gjatë qëndrimit ulur mund të shkaktojë ngarkimin e muskujve të shpinës, me pasojë spazmë (ngërçin) dhe dhimbjen, dhe kjo nuk vihet në dyshim. Megjithatë, edhe nëse qëndroni krejtësisht si duhet (drejt), por për një periudhë më të gjatë kohore, do të keni pak a shumë problemin e njëjtë.
Thjesht, qëndrimi pak më i gjatë ulur lodh më shumë pjesën e poshtme të shpinës sesa qëndrimi në këmbë apo ecja. Për krijimin e dhimbjes në shpinë, rëndësi më të madhe ka kohëzgjatja sesa mënyra e uljes.
Këshillë: Nëse bëni punë e cila kërkon qëndrim të gjatë ulur, herë pas here çohuni dhe shëtisni.
Nëse ngre ngarkesë të rëndë, do të lëndohem dhe do të kem dhimbje në shpinë
E vërteta: Nuk është e rëndësishme pesha, por mënyra se si e çoni peshën. Në pozitën e përkulur (me gjoks teposhtë), pjesa e poshtme e shpinës pëson ngarkesën më të madhe, veçanërisht nëse ngrehet ngarkesë më e rëndë.
Këshillë: Ngarkesën gjithmonë ngrijeni nga pozita ulur galuc apo gati ulur, derisa shpina ju qëndron drejt, me shputa tërësisht të mbështetura në tokë dhe pa “përdredhje” apo përkulje të trupit.
Duhet të rri në shtrat derisa më dhemb shpina
E vërteta: Shtrirja mund të bëhet vetëm në periudhën deri në 48 orë pas fillimit të dhimbjes. Pas kësaj, pushimi nuk ka kuptim, dhe mund të jetë kundërproduktiv, sepse çon deri tek depresioni, rrit mundësinë e mpiksjeve të gjakut në këmbë, dobëson fuqinë muskulore dhe në fakt, zgjat periudhën e shërimit.
Këshillë: Çohuni nga shtrati dhe lëvizni, me kujdes, derisa ju lejon dhimbja.
Shpina më dhemb vetëm për shkak të ndonjë lëndimi
E vërteta: Lëndimi si shkak i dhimbjes në shpinë paraqitet vetëm në një numër më të vogël rastesh. Në fakt, arsyet për krijimin e kësaj dhimbjeje mund të jenë të ndryshme: degjenerimi i diskusit, diskus hernia, infeksionet...
Këshillë: Bëni jetë të shëndetshme dhe merruni rregullisht me ndonjë aktivitet fizik.
Nëse jam i dobët, nuk do të më dhemb shpina
E vërteta: Dhimbjet në shpinë, pak a shumë i kanë njëlloj të gjithë personat me çfarëdo ndërtimi trupor. Vërehet që personat mbipeshë janë pak më të prirë për dhimbje në shpinë, por kjo para së gjithash ndodh për arsye që personat më të rëndë zakonisht janë me kondicion më të dobët fizik.
Këshillë: Shëtisni rregullisht dhe merruni me ndonjë aktivitet fizik.
Nëse ushtroj në palestër apo merrem me ndonjë sport, do të më dhemb shpina
E vërteta: Marrja e rregullt, e moderuar dhe e drejtë me aktivitete fizike nuk rrit mundësinë për krijimin e dhimbjes në shpinë. Përkundrazi, ushtrimet dhe kondicioni i mirë fizik paraqesin preventivë të mirë ndaj dhimbjeve në shpinë.
Këshillë: Gjatë zgjedhjes së aktivitetit ose ushtrimeve në palestër, insistoni në pozitë të drejtë, anatomike të kurrizit. Palestra mund të jetë problem vetëm nëse ngrini pesha derisa kurrizin nuk e keni në pozitë të duhur. Nëse nuk keni përvojë, është e obligueshme të konsultoni trajnerin ose personelin në palestër.