Lifestyle

Gabimet që i bëjmë pasi hamë ushqim

Shkencëtarët dhe nutricionistët i kanë përmendur një varg porosish që duhet pasur parasysh pasi të ushqehemi.

Mediumi “Doctor” i ka listuar disa prej veprimeve që njerëzit shpesh i bëjnë pasi ushqehen, por që rezultojnë të gabuara dhe ndoshta edhe të dëmshme për shëndetin.

Mos flini

Fjetja ose dremitja menjëherë pas gjumit mund të shkaktojë çrregullime për organizmin dhe gazra. Nëse flini menjëherë pas ushqimit, mund të përballeni me probleme të gjumit dhe me ndryshim të ciklit të fjetjes. Më e mira është që të paktën dy orë të qëndroni zgjuar pasi të keni ngrënë.

Shmangni cigaren

Pirja e duhanit pas ushqimit është e rrezikshme. Studimet tregojnë se dëmi i shkaktuar nga pirja e një cigareje pas vaktit të ushqimit është e barabartë me pirjen e 10 cigareve. Pra, një cigare është shumë e dëmshme nëse konsumohet pas të ngrënit.

Mos konsumoni fruta

Studimet kanë treguar se ngrënia e pemëve pas ushqimit të drekës apo darkës nuk i bëjnë mirë organizmit. Përkundrazi, një pemë që hahet pas një vakti nuk do të tretet siç duhet. Kjo do të thotë që lëndët ushqyese të frutave nuk do të absorbohen, me ç'rast të mirat e tyre s'do t'i shijojë organizmi.

Shmangni kafen dhe çajin

përmbajën teinë e kafeinë. Konsumimi i tyre pas ushqimit mund të t'ia thithë organizmit lëndët ushqyese, duke ia dobësuar imunitetin dhe duke ia marrë energjinë.

Studimet thonë se pas ushqimit, këto dy pije nuk duhet konsumuar.