Lifestyle

Frikë nga gjilpërat? Kina përdor vaksinën e COVID-19 që mund të pihet

Efektiviteti i vaksinave pa gjilpërë nuk është eksploruar plotësisht. Rregullatorët kinezë miratuan atë të gatshme në shtator, vetëm si një injeksion përforcues pasi studimet treguan se ai ka shkaktuar reagime në sistemin imunitar te njerëzit që kishin marrë më parë dy vaksina të një vaksine të ndryshme kineze. Një vaksinë e marrë në formë të pijes mund të mbrojë virusin përpara se të arrijë në pjesën tjetër të sistemit të frymëmarrjes, megjithëse kjo do të varet pjesërisht nga madhësia e pikave, ka bërë të ditur një ekspert.

Qyteti kinez i Shangait ka filluar të administrojë një vaksinë kundër COVID-19 e cila mund të pihet, në atë që duket të jetë e para në botë.

Vaksina, si “mjegull” që merret përmes gojës, ofrohet falas si një dozë përforcuese për njerëzit e vaksinuar më parë, sipas një njoftimi në llogarinë zyrtare të qytetit në mediat sociale.

Shkencëtarët shpresojnë se vaksina të tilla “pa gjilpëra” do ta bëjnë vaksinimin më të qasshëm në vendet me sisteme të ndjeshme shëndetësore, sepse janë më të lehta për t’u administruar. Ata gjithashtu mund t’i bindin njerëzit që nuk u pëlqen të marrin vaksina në krah.

Kina dëshiron që më shumë njerëz të marrin masa përforcuese përpara se të lehtësojë kufizimet e rrepta pandemike që po e frenojnë ekonominë dhe janë gjithnjë e më jashtë sinkronizimit me pjesën tjetër të botës. Nga mesi i tetorit, 90% e kinezëve ishin plotësisht të vaksinuar dhe 57% kishin marrë një vaksinë përforcuese.

Image

Një video e postuar nga një media shtetërore kineze në internet ka treguar njerëz në një qendër shëndetësore të komunitetit duke vendosur një filxhan të bardhë tek goja e tyre. Teksti shoqërues thoshte se pasi të pinë ngadalë, njerëzit duhet ta mbajnë frymën për pesë sekonda, teksa e gjithë procedura përfundon në 20 sekonda.

“Ishte si të pish një filxhan çaj qumështi”, është shprehur një banor i Shangait në video. “Kur mora frymë, kishte shije pak të ëmbël”.

Efektiviteti i vaksinave pa gjilpërë nuk është eksploruar plotësisht. Rregullatorët kinezë miratuan atë të gatshme në shtator, vetëm si një injeksion përforcues pasi studimet treguan se ai ka shkaktuar reagime në sistemin imunitar te njerëzit që kishin marrë më parë dy vaksina të një vaksine të ndryshme kineze. Një vaksinë e marrë në formë të pijes mund të mbrojë virusin përpara se të arrijë në pjesën tjetër të sistemit të frymëmarrjes, megjithëse kjo do të varet pjesërisht nga madhësia e pikave, ka bërë të ditur një ekspert.

Pikat më të mëdha do ta stërvitnin mbrojtjen në pjesë të gojës dhe fytit, ndërsa ato më të vogla do të udhëtonin më tej në trup, ka shpjeguar dr. Vineeta Bal, një imunologe në Indi.

Vaksina e tillë që merret përmes gojës u zhvillua nga kompania biofarmaceutike kineze CanSino Biologics Inc. si version aerosol i vaksinës së adenovirusit të kompanisë, e cila përdor një virus relativisht të padëmshëm të të ftohtit.

Vaksina tradicionale me një injeksion është miratuar për përdorim në më shumë se 10 tregje duke përfshirë Kinën, Hungarinë, Pakistanin, Malajzinë, Argjentinën dhe Meksikën. Versioni i ri ka marrë një miratim për provat klinike në Malajzi, ka bërë të ditur një raport i medias malajziane muajin e kaluar.

Rregullatorët në Indi kanë miratuar një vaksinë nazale, një tjetër qasje pa gjilpëra, por ajo ende nuk është hedhur në treg. Vaksina, e zhvilluar në SHBA dhe e licencuar nga prodhuesi indian i vaksinave Bharat Biotech, derdhet në hundë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth dhjetëra lloje vaksinash hundore po testohen globalisht.

Kina është mbështetur në vaksinat e zhvilluara në vend, kryesisht dy vaksina të çaktivizuara që janë dëshmuar efektive në parandalimin e vdekjes dhe sëmundjeve të rënda, por më pak se vaksinat Pfizer dhe Moderna në ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Image

Autoritetet kineze gjithashtu nuk e kanë të detyruar vaksinimin – hyrja në një ndërtesë zyrë ose vende të tjera publike kërkon një test negativ për COVID-19, jo prova të vaksinimit. Dhe qasja e rreptë “zero-COVID” e vendit do të thotë që vetëm një pjesë e vogël e popullsisë është infektuar dhe ka ndërtuar imunitet në atë mënyrë, krahasuar me vendet e tjera.

Si rezultat, është e paqartë se sa gjerësisht do të përhapej COVID-19 nëse hiqen kufizimet. Partia Komuniste në pushtet deri më tani nuk ka treguar asnjë shenjë për lehtësimin e politikës “zero-COVID”, duke lëvizur shpejt për të kufizuar udhëtimet dhe për të vendosur bllokime kur zbulohen vetëm disa raste.

Autoritetet kanë urdhëruar të mërkurën mbylljen e 900 mijë njerëzve në Wuhan, qyteti ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, për të paktën pesë ditë. Në provincën e largët Qinghai, rrethet urbane të qytetit Xiningut janë mbyllur që nga e premtja e kaluar.

Në Pekin, Universal Studios ka njoftuar se do të mbyllte hotelet dhe atraksionet e saj “për të qenë në përputhje me parandalimin dhe kontrollin e pandemisë”. Qyteti me më shumë se 21 milionë banorë ka raportua 19 raste të reja në periudhën e fundit 24-orëshe.

Përktheu: Blerta Haxhiu