Duke filluar nga dje, më 1 mars, çmimet e paketave të duhanit në Francë do të rriten.
Malboro do të jetë e para e cila do të preket nga vendimi i qeverisë franceze, shkruan Finance Orange. Paketa më e shitur në Francë do të arrijë çmimin prej 10 eurosh.
Ky është një objektiv që e ka vendosur qeveria që në vitin 2017 si pjesë e planit të saj të kontrollit ndaj duhanit.
Sipas dekretit ministror të 13 shkurtit, qeveria në fakt ka vendosur që edhe një herë të rrisë taksat e duhanit për 50 centë. Ky vendim ka detyruar prodhuesit që të rrisin çmimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca ndalon duhanin në plazhe, parqe e afërsi të shkollave
-
Franca do t’i ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe
-
Franca planifikon rritjen e taksës deri në 50 mijë euro për veturat luksoze me emetim të lartë
-
Në Australi një paketë cigare kushton 25 dollarë
-
Paketat e cigareve në Shqipëri nga 1 janari 10 lekë më shumë