Fitimi nuk e nxjerr gjithmonë më të mirën nga njerëzit. Studimi i ri nga Izraeli tregon se fituesit e garave kanë më shumë të ngjarë që më vonë të përfshihen në sjellje të pandershme – apo të bëhen mashtrues.
Për ta testuar integritetin e garuesve, disa shkencëtarë nga dy shkolla izraelite, Universiteti Hebraik i Jerusalemit dhe Universiteti Ben-Gurion, i angazhuan 86 studentë vullnetarë të universitetit që të marrin pjesë në një lojë vlerësimi në grupe me nga dy persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSecilit garues iu tregua një grup i objekteve në një ekran kompjuteri për 2.5 sekonda, një kohë kjo jo e mjaftueshme për t’i numëruar objektet, transmeton Koha.net. Garuesit i ofruan vlerësimet për numrin e përgjithshëm të objekteve, dhe hamendja më e afërt në secilën dyshe e mori një çmim.
Nga dyshet e garuesve më pas u kërkua që ta luajnë një lojë të dytë, një lojë zaresh. Lojtarëve iu dha një pagesë e caktuar e të hollave për rezultatet e tyre. Por për shkak se lojtarët i raportuan në mënyrë të pavarur totalet e tyre, ishte e lehtë të falsifikoheshin numrat nëse personi ishte i prirë ta bënte këtë, dhe shumë prej tyre ishin (të prirë).
Hulumtuesit zbuluan se fituesit e lojës së parë ishin më të prirë të gënjejnë në lidhje me shumat e tyre të zareve në lojën e dytë.
Rezultatet e eksperimenteve u detajuan në revistën PNAS.
Kur hulumtuesit e përsëritën eksperimentin, por këtë herë fituesit dhe humbësit u deklaruan në mënyrë rastësore në lojën e parë, fituesit nuk kishin më të ngjarë të mashtrojnë në krahasim me humbësit.
“Efekti pasues i sjelljes joetike duket se varet nga të fituarit, në vend se thjesht suksesi,” shkruajnë studiuesit.
Anketat pas-garuese sugjerojnë se fituesit e ndjenë një ndjenjë të privilegjit pas mundjes së kundërshtarëve të tyre në garën e parë, gjë që studiuesit thonë se shpjegon se pse ata kishin më shumë gjasa të mashtronin në lojën e dytë.