Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Eliminoni toksinat me lëngje natyrale

Ekspertët thonë se rreth 60% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, dhe ky fakt e bën të domosdoshëm pirjen e rregullt e të mjaftueshme të tij.

Rregulli i përgjithshëm është që njeriu duhet të pijë rreth 8 gota ujë në ditë.

Kjo sasi uji ndihmon në hidratimin e organizmit, pastrimin e tij dhe rënien nga pesha.

Për një pastrim më të thellë të organizmit dhe rënie nga pesha, ekspertët rekomandojnë pasurimin e ujit me fruta dhe erëza të cilat ofrojnë shumë vitamina dhe minerale.

Lëngjet natyrale që ndihmojnë për eliminimin e toksinave

Edhe Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë Lifestyle Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

Kombinimet e ujit janë të larmishme dhe nuk kanë nevojë për shumë imagjinatë.

Mjafton të zgjidhni fruta të ndryshme sipas preferencës, perime si kastraveci dhe mente për ëmbëlsimin e ujit.

Mbushni një enë të madhe qelqi me ujë.

Shtoni gjysmë kastraveci të prerë në feta, një mandarinë dhe një qitro të prerë në copa.

Shtoni akull dhe gjethe menteje.

Enën futeni në frigorifer dhe pini të nesërmen.

Edhe Mënyra e duhur për të qëndruar të hidratuar Lifestyle Mënyra e duhur për të qëndruar të hidratuar

Ky lëng është shumë i pasur me vitamina dhe minerale por ofron pak kalori.

Trangujt mbajnë urinën nën fre dhe zbusin fryrjet e stomakut duke ndihmuar tretjen në të njëjtën kohë.

Qitroja nga ana tjetër është shumë i pasur me vitaminë C dhe enzima që djegin depozitat e yndyrave.

Kjo nuk është receta e vetme që mund të përdorni për të pastruar organizmin nga toksinat dhe për të rënë nga pesha.

Ju mund të mbushni enën tuaj të preferuar me ujë dhe fruta pylli për të marrë sa më shumë antioksidantë, ose mund të pini ujë me feta limoni, kastravec dhe gjetheje menteje.

Edhe Si të pastroni trupin në mënyrë natyrale me lëngun e limonit Lifestyle Si të pastroni trupin në mënyrë natyrale me lëngun e limonit

Ky i fundit mund të pihet që në mëngjes me stomakun bosh dhe do të ndihmojë jo vetëm me hidratimin por edhe kundër tensionit të lartë të gjakut dhe mbipeshës.

Uji i pasuruar me fruta si në shembujt e lartpërmendur përmirëson shëndetin e lëkurës por edhe të flokëve./agroweb/