Me shpërthimin e koronavirusit, njerëzit në gjithë botën po anulojnë planet për udhëtimet e po përgatiten për izolim. Edhe pse s’ka mënyrë për të shmangur plotësisht mundësitë e infektimit, ekzistojnë rrugë për të përforcuar sistemin imunitar për të reduktuar rreziqet.
Nutricistët australianë dhe profesionistët e shëndetet kanë treguar se si disa ushqime mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit, shkruan “DailyMail”.
Ushqimet e pasura me anti-oksidantë, përfshirë hudhrat e qepët janë thelbësore për ndërtimin e sistemit imunitar, ka shkruar nutricistja Lee Holmes në një postim të saj. Ato përmbajnë vitaminat C, B dhe E, që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjes dhe mbajnë larg infeksionet. Karotat, patëllxhani dhe kungulli hyjnë po ashtu në këtë listë.
Ngrënia e së paku pesë perimeve në ditë ndihmon në luftimin e inflamacionit. Përbërësit si shafrani sjellin shumë të mira për organizmin.
Zinku mund të gjendet në mishra e në spinaq. Po ashtu edhe tek midhjet. Të gjitha këto preferohen për të forcuar sistemin imunitar. Në ushqimet e shpeshta mund të përfshihet edhe peshku.
Vezët janë ushqim tjetër që përmbajnë më shumë se 20 vitamina e minerale esenciale. Përmbajnë vitaminat A dhe E.
Çali i gjelbër ka përbërës që besohet se ndihmojnë në bllokimin e shpërndarjes së virusit në organizëm. Pos kësaj, ai është antioksidant dhe i jep trupit fuqinë e duhur për të luftuar infeksionet.