Si të jetojmë më gjatë, është pyetja e cila është bërë për gjenerata me radhë. Por, është zbuluar se shëtitja për vetëm 30 minuta në ditë mund të ulë rrezikun nga vdekja e parakohshme për 12 për qind, transmeton KosovaPress
Studimet tregojnë se shëtitja e përditshme ul rrezikun nga vdekja.
Aktivitetet e lehta fizike, përfshirë shëtitjen ose bërjen e punëve të shtëpisë, mund të ulin rrezikun nga vdekja, tregon një studim i Universitetit të Kalifornisë.
Gjysmë ore aktivitet janë të mjaftueshme për të rritur gjasat tuaja për të jetuar më gjatë për 12 për qind, thonë hulumtuesit.
NHS rekomandon që të rriturit të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet çdo javë.
Vozitja me biçikletë për gjysmë ore në ditë ul rrezikun nga vdekja e parakohshme për 39 për qind.
-
Ecja për 11 minuta çdo ditë mund të ulë rrezikun nga vdekja e hershme
-
Vetëm 5 minuta më shumë lëvizje në ditë mund të ndikojnë në jetëgjatësi
-
30 minuta ushtrime “shkatërrojnë” tetë orë ulur
-
Pesë minuta më shumë ushtrime dhe 30 minuta më pak ulur mund të ndihmojnë në jetëgjatësi
-
Përshpejtimi i ecjes mund ta ulë rrezikun nga kanceri