Thënia se “e qeshura është ilaçi më i mirë” në shumë raste është e vërtetë. Por nëse teprohet mund të jetë fatale, shkruan “The Sun”.
“The Sun” ka treguar për disa raste të vdekjes nga e qeshura.
“Ne nuk e kemi idenë se sa është e sigurt e qeshura”, ka thënë profesori Robin E. Ferner i Universitetit të Birminghamit për The New York Times.
Sipas doktorëve të qeshurit shumë fort mund të shkaktojë shpërthime të enëve të gjakut në tru që mund të jenë të rrezikshme.
Gjithashtu mund të shkaktojnë sulm astmatik. Kjo pasi trupi reagon ndaj ndryshimeve të ndryshme të emocioneve në mënyrën se si ju merrni frymë.
“Kur jeni më emocional, atëherë mund të merrni frymë më thellë dhe më shpejt. Kjo ngushton rrugët tuaja të frymëmarrjes, duke shkaktuar simptome si të astmës si kollitje, vështirësi në frymëmarrje”, është thënë nga organizata “Asthma and Lung UK”.
Edhe
Lumturia e tepërt e dërgoi një grua në urgjencë, një rast jashtëzakonisht i rrallë
Në raste të rralla, e qeshura, veçanërisht lloji i pakontrollueshëm, mund të jetë një shenjë e një gjendjeje të quajtur epilepsi gealstike. Shkaktari kryesor i saj është një tumor i vogël në gjëndrën hipotalamus.
E qeshura e madhe mund të pengojë edhe në rrugët e frymëmarrjes duke ia ndalur frymën një personi.
Shanset për të vdekje nga këta faktorë janë të pakta, sipas doktoreshës, Megan Kamath, kardiologe në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles, SHBA. Por megjithatë duhet bërë kujdes