Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dita e Binjakëve shënohet sot në Kosovë

Katër gushti është dita e cila në gjithë botën shënon Ditën e Binjakëve.

Këtë ditë që nga viti 1976 në gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme, ndërsa për herë të parë në Kosovë do të bëhet një organizim i tillë duke mbledhur në sheshin e Prishtinës të gjithë prindërit me fëmijë binjakë, trinjakë apo më shumë.

Që nga viti 1976 ekziston edhe një festival për binjakët i cili zhvillohet në fundjavën e parë të muajt gusht.

Aty marrin pjesë binjakë nga e gjithë bota ku nganjëherë numri pjesëmarrësve arrin deri në dy mijë çifte.

Sipas një studimi të fundit të realizuar në SHBA del se numri i lindjeve të binjakëve është duke u rritur vazhdimisht.

E sipas të njëjtit studim gratë mbi moshën 30 vjeçare kanë më shumë gjasa të lindin binjakë.

Edhe Më shumë se asnjëherë më parë po lindin binjakë në botë Kuriozitet Më shumë se asnjëherë më parë po lindin binjakë në botë

Edhe femrat e gjata kanë më tepër gjasa të lindin binjakë, ndërsa nënat e binjakëve mund të jetojnë më gjatë.

Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash.

Ndërsa, të dielën me fillim nga ora 11:00 do të bëhet parakalimi i prindërve me fëmijët binjakë, trinjakë e të tjerë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.