Shoqata Kombëtare për Osteoporozë, ose NOS, në Angli raporton në një studim të ri se e ka zbuluar një trend alarmues të ushqyerjes në mesin e adoleshentëve dhe të rriturve të rinj.
Hulumtuesit raportojnë se kanë zbuluar se 70 për qind e 18- deri 35-vjeçarëve kanë qenë ose janë aktualisht në dietë, dhe se 20 për qind e kanë mënjanuar tërësisht nga dietat e tyre, ose e kanë reduktuar ndjeshëm konsumin e qumështit - një burim ky vital i kalciumit të nevojshëm për rritjen dhe forcimin e eshtrave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dieta në fillim të moshës së rritur është shumë e rëndësishme për shkak se derisa arrijmë në fund të njëzetave tona është tepër vonë për t’i ndryshuar dëmet e shkaktuara nga dieta e dobët dhe mangësitë ushqyese dhe mundësia për të ndërtuar eshtra të fortë ka kaluar”, tha Susan Lanham-New, këshilltare klinike në NOS dhe profesoreshë e të ushqyerit në Universitetin Surrey, në një deklaratë për shtyp.
Hulumtuesit zbuluan se dieta më e zakonshme në mesin e personave të moshës 25 ose më të rinj në Angli është dieta “e të ushqyerit të pastër”, e cila përbëhet nga ndërprerja e konsumimit të grupeve të tëra të ushqimit krejtësisht.
Studimi gjithashtu zbuloi se personat nën moshën 25 vjeçare kishin më shumë të ngjarë t’i ndjekin blogerët e shëndetit, dietës apo të ushqyerit në mediat sociale më shumë se çdo grupmoshë tjetër, transmeton Koha.net. Studiuesit paralajmërojnë për ndikimin e regjimeve të ushqyerjes apo dietave të shpejta të promovuara nëpër rrjetet sociale dhe ndikimin që ato e kanë tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj dhe shëndetin e tyre në të ardhmen.
Hulumtuesit thanë se ndërprerja e grupeve të tëra të ushqimit gjatë fillimit të moshës së rritur, kur ndërtohen themelet e shëndetit të mirë të eshtrave, mund ta rrisë në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga zhvillimi i osteoporozës më vonë në jetë.
Osteoporoza e prekë gjysmën e të gjitha femrave dhe një në pesë meshkuj mbi moshën 50-vjeçare, duke bërë që eshtrat të bëhen të brishta dhe të thyhen më lehtë.
“Pa ndërmarrje të veprimeve urgjente për t’i inkurajuar të rinjtë që t’i përfshijnë të gjitha grupet ushqimore në dietat e tyre dhe që t’i shmangin regjimet e veçanta “të ngrënies së pastër”, ne po përballemi me një të ardhme ku eshtrat e thyera do të bëhen një normë e zakonshme”, tha Lanham-New. “Ne e dimë se osteoporoza është një sëmundje e dhimbshme dhe paaftësuese dhe se të rinjtë e rritur e kanë vetëm një shans për të ndërtuar eshtra të forta dhe për ta reduktuar rrezikun e zhvillimit të problemeve të rënda në jetën e mëvonshme”.