Bilanci i pH në trup është i një rëndësie të madhe për çdo njeri, dhe jo vetëm për pacientët që vuajnë nga kanceri.
Për fat të keq, është e vështirë ta ndjekësh një dietë e cila e mban organizmin alkalin, sepse shumica e ushqimit që fusim në organizëm është ushqim i shpejtë dhe i pashëndetshëm, i cili përmban nivele të larta të kimikateve dhe toksinave.
Një dietë e tillë e pashëndetshme krijon mjedis acidik në trup dhe në këtë mënyrë e rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe zhvillimin e problemeve të tjera shëndetësore, transmeton koha.net.
Prandaj, është shumë e rëndësishme ta ndjekim një dietë të shëndetshme dhe alkaline për ta rivendosur ekuilibrin e trupit dhe për ta përshpejtuar procesin e shërimit.
Dieta alkaline do të ndihmojë për ta luftuar inflamacionin dhe për të siguruar stabilitet të organizmit.
Edhe
Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës
Dieta alkaline duhet të bazohet në perime të kultivuara organikisht me gjethe të gjelbra. Konsumoni lulelakër, lakër, brokoli, perime rrënjore, fasule, fruta arrore dhe fara, thjerrëza dhe bizele, qepë, hudhër, pras, qepë të reja dhe drithëra pa gluten, si orizi, por në sasi të kufizuara.
Mund të konsumoni sasi të pakufizuara të frutave dhe perimeve, ndërsa ushqimet si mishin dhe peshkun konsumojini disa herë në javë.
Shmangni sheqerin. Sheqeri i redukton nivelet e magnezit në trup dhe në këtë mënyrë e mbështet kancerin. Sheqernat natyrore si agava dhe mjalti gjithashtu duhet të eliminohen nga dieta. Në vend të tyre mund të hani pure të paëmbëlsuar nga molla, fiq, kajsia e thatë ose ananasi i freskët.
Gjithashtu duhet shmangur produktet e qumështit për shkak të stimulimit të acidit në trup që mund të shkaktojnë inflamacion, erozionin e kockave dhe nxit kancerin.
Edhe
Dhjetë ushqime për duhanpirësit
Shmangni drithëra ngjitëse me luten, sepse ato shkaktojnë inflamacion. Shmangni thekrën, drithërat integrale, grurin, makaronat, bukën, biskotat, ëmbëlsirat, muffinët, krekerët dhe të gjitha produktet e furrës.
Mund të konsumoni quinoa, hikërror dhe amaranth. Shmangni produktet e gatshme pa gluten, sepse ato përmbajnë sheqerna të shtuara dhe vajra të përpunuara.