Diabeti është një prej sëmundjeve më të përhapura.
Rëndësia e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sëmundjes është shumë e madhe, për vetë faktin se në fazën fillestare të para-diabetit njeriu mund t’u paraprijë shumë problemeve të tjera shëndetësore.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për simptomat e diabetit që burrat nuk duhet t’i injorojnë.
Infeksionet
Niveli i lartë i sheqerit në gjak nxit zhvillimin e infeksioneve dhe mykut.
Edhe
Simptomat e heshtura të diabetit
Urinimi i shpeshtë
Urinimi i shpeshtë është një tregues i diabetit. Urinimi mund të ndodhë gjatë ditën dhe natës.
Një burrë që vuan nga një problem i tillë duhet të bëjë analizat për prostatën dhe diabetin.
Plogështia
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë lodhje, plogështi dhe shterim të energjive tek një burrë.
Lodhja vazhdon deri një vit pas diagnostikimit.
Trashëgimia
Nëse një anëtar i familjes së një burri vuan nga diabeti ose brezi i mëparshëm i familjarëve ka vuajtur nga kjo sëmundje, atëherë kontrolli mjekësor është i domosdoshëm.
Mbipesha
Edhe
Si ndryshojnë simptomat e diabetit te gratë dhe burrat
Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se burrat e prekur nga diabeti shtojnë më pak peshë se gratë, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të ulin vigjilencën.
Kur nivelet e sheqerit në gjak janë në nivele të larta ato mund të ndikojnë tek oreksi, metabolizmi dhe mbipesha.
Dhimbja e kraharorit gjatë aktivitetit fizik
Problemet me metabolizmin kanë lidhje të fortë me fazën e parë të diabetit.
Tek këto probleme përfshihet edhe tensioni i lartë i gjakut, një problem që ju vë në rrezik ndaj ishemisë dhe dhimbjes së kraharorit.
Njerëzit që përjetojnë dhimbje kraharori gjatë një aktiviteti të caktuar fizik duhet të kryejnë analizat e diabetit.
Mungesë simptomash
Faza e parë e diabetit shoqërohet me një mungesë simptomash, një situatë që mund të zgjasë për vite të tëra. Mjekët shpjegojnë se problemet me nivelin e sheqerit në gjak mund të vazhdojnë për 6-7 vite përpara diagnostikimit.
Edhe
Shenjat që tregojnë se mund të keni diabet
Diabeti është një sëmundje që marshon dhe shkatërron ngadalë ndaj kini kujdes
Analizat e rregullta të gjakut ju ndihmojnë për kapjen në kohë të sëmundjes./AgroWeb