Pas shumë vjetësh “Coca-Cola” po e prezanton një shije të re të kësaj pijeje të gazuar, “Orange Vanilla”. Kjo shije e re do të gjendet në rafte në fund të këtij muaji në Shtetet e Bashkuara, përcjell CNN Business.
Kompania vendosi ta shtojë dhe rinovojë ofertën e saj të “Cherry Coke”, “Cherry Coke Zero”, “Vanilla Coke” dhe “Vanilla Coke Zero”, pas lansimit të suksesshëm të “Coca-Cola Zero Sugar” vitin e kaluar. Shija e re e “Orange Vanilla” gjithashtu do të mundë të blihet në versionin “Zero Sugar”.
"Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i inkurajuar klientët që kërkojnë shije të ndryshme", tha Kate Carpenter, drejtoreshë e “Coca-Cola Trademark”, ku përfshihen “Coke”, “Coke Zero” dhe “Coca-Colat” e tjera të aromatizuara.
Para se kompania të përcaktohej për këtë shije, ata i morën parasysh disa kombinime të tjera si mjedra, limoni dhe xhenxhefili, të cilat funksionuan mirë në tregun aziatik.
Megjithatë, vëmendja e tyre u tërhoq nga “Coca-Cola Vanilla Orange”, e cila ishte në dispozicion në tregun kanadez në prodhim të kufizuar.
Edhe
Coca-Cola po i ndryshon kanaçet
Shijet e reja të “Coca-Colas” nuk kanë qenë gjithmonë hit. Për shembull, kur kompania e ndryshoi recetën e “Coca-Colas” në vitin 1985 dhe e solli “New Coke”, adhuruesit e kësaj pijeje u ankuan dhe kështu kompania e ktheu recetën origjinale.
Shija e re do të duhej të paraqitej në treg më 25 shkurt.