Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çka ndodh me trupin kur hani mish qure

Mishi i qurës (gjeldeti) konsumohet me të madhe në festat e fundvitit. Është pjesë kyçe e tavolinave të amerikanëve në Ditën e Falënderimeve.

“Eatthis” ka shkruar një ditë para kësaj feste se çfarë i ndodh trupit kur dikush konsumon mish qure.

1. Proteina

Një nga përfitimet kryesore është se qura përmban shumë proteina. Në vetëm 85 gramë mish qure, përfitoni 26 gramë proteinë të kualitetit të lartë.

2. Pak yndyrë

Edhe Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish Lifestyle Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

Për dallim nga mishërat tjerë që kur përmbajnë shumë proteinë kanë edhe yndyra, kjo dallon te mishi i qurës.

3. Vlerat ushqyese

Përpos proteinës, me mishin e qurës njeriu përfiton edhe shumë vlera të tjera ushqyese, përfshirë vitaminën B3, B6, B12, selenin dhe zinkun.

4. Seleni

Mishi i qurës është i pasur me selen, që është mineral i cili shërben si antioksidant duke mbrojtur qelizat nga dëmtimi dhe përmirëson sistemin imunitar.

5. Niacina

Edhe Çfarë ndodh në organizëm nëse hani hudhër në darkë Lifestyle Çfarë ndodh në organizëm nëse hani hudhër në darkë

Një tjetër vlerë ushqyese është niacina, e njohur edhe si vitamina B3. Kjo vitaminë luan rol në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës.

6. Përgjumësia

Shumë njerëz ankohen se pas ngrënies së mishit të qurës ndihen të përgjumur. Kjo për shkak se mishi i qurës përmban triptofan, element që njihet se shkakton lodhje pas konsumit.

7. Ndjenja e të qenit i mbushur

Sipas “Best”, qura përmban përbërës që shkaktojnë ndnjejën e të qenit i mbushur.

Edhe 5 arsye pse duhet të hani më shumë qershi Lifestyle 5 arsye pse duhet të hani më shumë qershi

8. Kripa

Ky nuk është përfitim, por nuk duhet të shihet as si sinjal që të mos konsumohet mishi i qurës, sidomos nëse është i freskët. Gjoksi i qurës përmban pak kripë, ndërsa produktet e përpunuara kanë nivele të larta.