Edhe floktarët janë vetëm njerëz, dhe të gjithë ne e dimë që të gabohet është njerëzore, prandaj mos e sulmoni menjëherë floktarin tuaj nëse i ndodh ndonjë gabim, respektivisht në qoftë se rezultati nuk është ashtu siç e keni paramenduar ju. Gabimet munden gjithmonë të përmirësohen, ndërsa flokët do të rriten. Por dëgjoni disa këshilla të mira se si mund t’i bëni gabimet më pak të dukshme.
Për shembull, skenari mund të jetë ky: jeni brune me dëshirë për të ndryshuar. Pas ndarjes me të dashurin ju duhet diçka për të ngritur vetëbesimin tuaj dhe për t’u kthyer prapë në skenë me shkëlqim të plotë. Keni vendosur as më pak e as më shumë se sa të bëheni bionde e parezistueshme. Por, fatkeqësisht nuk ka rezultuar mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend të biondes së parezistueshme, ju tani jeni vajzë me flokë të portokalltë. Asgjë keq, natyrisht, por nëse kjo nuk është ajo çka ju keni kërkuar, ja problemi.
Pas shokut të parë, me të vërtetë është e rëndësishme ta kuptoni që nuk është fundi i botës – puna e floktarit është mjaft e ndjeshme, ata punojnë me produkte kimike të cilat aplikohen në flokë të njerëzve, dhe është e kuptueshme që ndonjëherë efekti mund të jetë i paparashikueshëm – p.sh. fermave shtatzënë nuk u këshillojmë ngjyrosjen e flokëve, sepse shpesh ndodh që për shkak të hormoneve ngjyra të dalë krejtësisht ndryshe, pra për këtë nuk ka faj floktari. Pra, duhet t’i lejohet floktarit që në flokë të aplikojë ngjyrë të re e cila do të neutralizojë apo mbulojë ngjyrën e padëshiruar, në rastin tonë, ngjyrën e portokalltë. Dhe prapë jeni të gatshëm për daljen në mbrëmje!
Sa i përket gabimit të floktarit kur është fjala për shkurtimin e flokëve, aty nuk ka ndonjë recetë të fshehtë e cila do të zgjasë flokët tuaj në mënyrë të shpejtë, por prapë, nuk është e tmerrshme. Ka dy mundësi – të bëni zgjatje të flokëve (ku përsëri ka variante të ndryshme të zgjatimeve) apo thjesht të buzëqeshni dhe me kënaqësi të pranoni ndryshimin i cili ka ardhur në formë të flokëve të shkurtra.
Ajo për çka duhet të keni kujdes është gjithsesi komunikimi efikas me floktarin tuaj për të mos ardhur për shkak të keqkuptimit deri tek një model i padëshiruar i flokëve. Floktari ju qëndron gjithmonë në dispozicion, por mos prisni nga ai t’jua lexojë mendimet – të keni durim gjatë shpjegimit, mos shpejtoni dhe mendoni mirë – atëherë mund të jeni gati të sigurt që modeli i flokëve do të dalë perfekt!