Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Cilat janë çajet më të shëndetshme në botë

Hulumtimi i fundit ka treguar se çaji i kamomilit mund ta rrisë jetëgjatësinë, ndërsa shkencëtarët theksojnë se llojet e tjera të çajit mund të kontribuojnë në shëndetin tuaj në një masë aq të madhe saqë do ta zvogëlojnë rrezikun nga një varg i sëmundjeve dhe çrregullimeve.

Çaji nga gjethet e kafesë. - Studimi, të cilin dy vjet më parë e kanë bërë hulumtuesit amerikanë, ka treguar se çaji nga gjethet e kafesë mund ta përmirësojë shëndetin e të gjithë organizmit. Ajo çfarë është befasuese është fakti se gjethet e kafesë përmbajnë nivele jashtëzakonisht të larta të antioksidantëve dhe përbërësin aktiv mangiferininë, për të cilin është dëshmuar se ndihmon në rregullimin e sheqerit dhe kolesterinës në gjak, ndërkohë që e mbron shëndetin e neuroneve.

Çaji i gjelbër. - Është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve të fuqishëm. Ai e përmban një përqendrim shumë të lartë të polifenoleve, të cilat ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë. Çaji i gjelbër mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes Alzheimer dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Çaji i zi. - Shkencëtarët kanë konstatuar se personat që pinë çdo ditë nga 2-3 filxhanë të çajit të zi e kanë një rrezik 50% më të ulët nga dementia, në krahasim me ata që pinë çaj të zi rrallë ose asnjëherë. Studimet kanë treguar se çaji i zi mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të mushkërive të shkaktuar nga pirja e duhanit.

Çaji i mentës. – Ky çaj mund ta përmirësojë punën e sistemit të tretjes dhe ta zvogëlojë nivelin e stresit. Menta gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ta zvogëlojë rrezikun e depresionit, stresit kronik dhe ankthit.

Çaji i kamomilit. - Konsiderohet si një nga çajet më të shëndetshme të njohur për njeriun. Studiuesit zbuluan se konsumi ditor i çajit të kamomilit mund të ndihmojë në parandalimin e një numri të sëmundjeve dhe çrregullimeve, ndërsa është dëshmuar të jetë efektiv edhe në kujdesin e lëkurës. Së fundi studimet e ndërlidhin edhe me rritjen e jetëgjatësisë.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm