Brian Tracy, autor i librit “Eat That Frog!” ka treguar njërën prej shumë mënyrave e cila mund të përdoret për ta ndaluar zvarritjen e punëve dhe për të kryer më shumë punë, në më pak kohë.
Tracy ka bazuar filozofinë e tij të mëngjesit nga një thënie të shkrimtarit Mark Twain, i cili ka thënë se punët e mëdha duhet të përfundohen të parat.
Puna më e madhe e ditës, që figurativisht është emëruar si “bretkosa” është detyra ose puna më e rëndësishme që ka për të bërë një person gjatë ditës.
Pra Tracy ka rekomanduar që të ndërtoni zakonin e mëngjesit duke nisur me punën më të madhe që keni për të bërë. Pastaj punët tjera do të kalohen më lehtë.
Megjithëse ai e di që shumica e njerëzve kanë predispozita t’i zvarrisin gjërat, ka thënë se kjo i vështirëson gjërat edhe më shumë.
“Pavarësisht çfarë vendosni të bëni, gjejeni mënyrën tuaj që ju përshtatet më shumë për të filluar mirë mëngjesin”, ka thënë ai.