Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë thotë shkenca për harresën?

Kujtesa e mirë është e lidhur gjithmonë me inteligjencën, por sipas një kërkimi të publikuar në “Journal Neuron”, të pasurit e një kujtese të keqe, i bën personat më inteligjentë.

Sipas kërkuesve të harrosh detaje që nuk janë të rëndësishëm ndihmon në vendimmarrje të jetës dhe për më tepër lejon që lidhjet neurale të mbivendosin njohje të reja mbi ato të vjetra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më thjesht, mekanizmi lehtëson mundësinë për të inkorporuar njohje të reja dhe për t’u përshtatur me më lehtësi në situata të papritura.

Nga ana tjetër kërkimi thotë se harresa është e nevojshme sepse me këtë proces truri do të sillte vazhdimisht kujtime të situatave konfliktive duke penguar mundësinë për të marrë vendime në bazë të përvojave të reja gjatë jetës.

Një motiv tjetër se pse memoria harron disa të dhëna të ngjarjeve është se ka aftësinë për të mbajtur mend një imazh në përgjithësi.

Sipas kërkuesve mekanizmi ka si qëllim të na sjellë mundësinë e aplikimit me më efikasitet në situata që ndodhin në çastin e dhënë. Si përfundim, ajo që shpjeguan kërkuesit është se harresa me raste tregon që kujtesa e personave ndodhet në gjendje të mirë.