Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë ndodh kur pihet kafeja në stomak bosh?

Kur bëhet fjalë për adhuruesit e kafesë, pirja e një filxhani kafeje të nxehtë ose të ftohtë është një ritual i përditshëm. Kafeja i siguron trupit kafeinë, e cila ndihmon në mposhtjen e letargjisë. Është si një filxhan plot me eliksir që mund t’i rrisë menjëherë nivelet e energjisë së trupit, raporton portali “The Health”.

Por, a keni provuar ndonjëherë të kuptoni se çfarë ndodh më pas? Si ndikon në trupin tuaj, pirja e kafesë në stomak bosh, në planin afatgjatë?

Ky mund të mos jetë një lajm i mirë për adhuruesit e kësaj pije, por konsumimi i kafesë me stomakun bosh nuk duhet të vazhdohet për një kohë të gjatë, pasi mund t’i bëjë më shumë dëm trupit tuaj sesa mund ta mendonit ndonjëherë. Studimet kanë treguar se si pirja e një filxhani kafeje me stomakun bosh, mund ta rrisë menjëherë lirimin e acidit klorhidrik. Kjo mund të jetë një nga shkaqet kryesore që çojnë në probleme të rënda me sistemin e tretjes.

Sipas studimeve, hidhësia e kafesë shkakton prodhimin e acidit të stomakut në një nivel që është i dëmshëm për trupin. Kjo rritje e prodhimit të acidit e prish rëndë sistemin tretës duke shkaktuar probleme si, dispepsi, fryrje, vjellje, shqetësim, ankth, ulje të nivelit të kortizolit, rritje të ankthit, rritje të niveleve të sheqerit në gjak, shpejtim të të rrahurave të zemrës, dhimbje kokë, migrenë dhe presion të lartë të gjakut.

Sipas mjekëve, pirja e kafesë është e mirë vetëm kur shoqërohet me ndonjë ushqim (nëse konsumohet në mëngjes). Dikush mund ta marrë në konsideratë ngrënien e disa ëmbëlsirave të pjekura, petullave me tërshërë apo edhe biskotave.

Kur konsiderohet se e keni tepruar me kafeinë? Sipas një raporti nga FDA, një i rritur i shëndetshëm lejohet të konsumojë 400 miligramë kafe në ditë, që është rreth tre deri në katër (maksimumi) filxhanë kafeje. Kjo sasi, në përgjithësi nuk shoqërohet me efekte të rrezikshme dhe negative për trupin e njeriut.

Artikuj të ngjashëm