Të gjithë duam të jemi të dobët, por kur janë në pyetje ushqimet në orët e vona, kjo është e vështirë të bëhet.
Edhe nëse kujdeseni gjatë ditës për ushqyerjen, ngrëniet në orët e vona gjithsesi mund ta rrezikojnë linjën tuaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër fat të mirë, kësaj radhe do t’ju prezantojmë ushqimet që mund t’i hani para gjumit pa pasur probleme, transmeton Koha.net. Këto janë ushqime që e stimulojnë dobësimin edhe në gjendje të qetë.
Ushqime nga të cilat nuk do të trasheni gjatë gjumit:
Jogurti grek
Jogurti grek është plot me ushqyes dhe proteina gjë që e promovon humbjen e peshës.
Kokoshkat
Ditën mund ta përfundoni lirisht me filmin tuaj të preferuar, duke ngrënë kokoshka. Një filxhan kokoshka i përmban vetëm 31 kalori! Kokoshkat janë plot me fibra dhe antioksidantë, të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.
Mishi i gjeldetit
Mishi i gjeldetit përmban shumë pak yndyrë dhe shumë proteina. Ai gjithashtu përmban hekur, zink, fosfor, kalium dhe vitaminë B. Mishi i gjeldetit do t'ju ngopë, por gjithashtu ndihmon në ruajtjen e linjës.
Trangujt
Trangujt mund t’i hani në çdo kohë të ditës. Ato përmbajnë 95% ujë, një sasi të madhe të vitaminës C dhe K, kalium, bakër dhe mangan.
Mollët
Mollët e stimulojnë imunitetin dhe e frenojnë oreksin. Mollët përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave, kaliumit dhe vitaminës C dhe veprojnë në mënyrë qetësuese, gjë që është ideale për arritjen e gjumit cilësor.
Karotat
Karotat përmbajnë sasi të mëdha të beta-karotenit, fibrave, vitaminës K, kaliumit dhe antioksidantëve. Karotat ndikojnë në humbjen e peshës sepse e zvogëlojnë nivelin e kolesterinës. Nëse i hani para gjumit, ju do ta përmirësoni shëndetin tuaj dhe do ta ruani vijën e trupit.
Bananet
Bananet e promovojnë shëndetin e sistemit nervor, e parandalojnë zhvillimin e diabetit dhe depresionit dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.