Në ditët e sotme, pamja të dukurit bukur dhe e veçantë, po shndërrohet në prioritet të secilit.
Për faktin se sot kapelat nuk mbahen nga çdo person, ato ju ndihmojnë të veçoheni nga masa, duke e shtuar origjinalitetin në sytë e shoqërisë, raporton “Express” i KTV-së.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të duken më ndryshe, “Cap Store Prishtina”, ka ofruar një zgjedhje të shumëllojshmërive të kapelave, model ky i cili kohë më parë është përdorur nga lojtarët e bejsbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Emrin tuaj ose të personave më të dashur si dhe çfarëdo shenje tjetër, ju mund ta keni në kapelën që dëshironi të bëhet juaja, vetëm nga “Cap Store Prishtina”.
Derisa këto kapela janë paraparë për të dyja gjinitë, Granit Berisha, pronar i dyqanit, na tregon se kush i kërkon ato më shumë, meshkujt apo femrat.
Ndërkaq, sa u përket reagimeve të klientëve kur i shohin kapelat që i kanë porositur, ata ndahen gjithmonë të befasuar dhe të kënaqur, sidomos marrë parasysh faktin se më parë nuk kanë hasur në një biznes të llojit të tillë në vendin tonë.
Por, cilat janë kapelat e favorizuara edhe nga fytyrat e shumta publike?
Sa u përket procedurave drejt finalizimit të këtyre kapelave të personalizuara, na tregon më shumë Graniti.
“Cap Store Prishtina” ka edhe shumë plane të tjera për të ardhmen, një ndër to është zgjerimi i biznesit dhe sjellja në treg i veshjeve të personalizuara me emrin tuaj, apo simbole të ndryshme sipas dëshirës.