Duket si një video-lojë e rëndomtë, por Akili Interactive’s EndeavorRX mund të hyjë në histori si video loja e parë që mund të përshkruhet “si ilaç” në SHBA.
Agjencia për Administrimin e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka parovuar përdorimin e kësaj loje për fëmijët e moshës 8 deri në 12 vjeç me sëmundjen ADHD apo Attention Deficit Hyperactivity Disorder, e cila shkakton çrregullim në përqendrim si dhe hiperaktivitet. Kjo ndodhi pas shtatë viteve të testimeve klinike ku u studiuan 600 fëmijë për të kuptuar nëse kjo video-lojë mund të ketë ndikim pozitiv, shkruan The Verge të martën.
Sipas kompanisë që e ka zhvilluar këtë lojë, një e treta e fëmijëve nuk treguan deficit në përqendrim pasi që kanë luajtur këtë lojë ku tejkalohen pengesat dhe mblidhen caqet për 25 minuta në ditë, pesë ditë në javë brenda një muaji.
“Përmirësimet në çrregullimin e shkaktuar nga ADHD pas një muaji trajtimi me këtë video lojë zgjatën për një muaj pastaj”, thuhet nga kompania, duke cekur se efektet anësore ishin nervozizmi dhe kokëdhembja, por duket se ishin efekte të buta krahasuar me ilaçet që përndryshe përdorin këta fëmijë.
Sidoqoftë, ky ishte një studim nga mjekët që punojnë për kompaninë që e zhvillon këtë lojë, dhe në fund të konkludimit ata shkruajnë se rezultatet “nuk janë të mjaftueshme për të sugjeruar se video loja AKL-T01 duhet të përdoret si alternativë ndaj trajtimeve tashmë të testuara për ADHD”.
Gjithsesi, kjo video lojë është edhe një trajtim shtesë e cila mund të përdoret për t’iu ndihmuar këtyre fëmijëve.
-
Barnat për ADHD mund të kenë përfitime më të gjera në jetë, sugjeron një studim
-
Studimi i ri: Më shumë se 15 milionë amerikanë kanë ADHD
-
Video-lojërat të mira për trurin e fëmijëve, thotë studimi
-
Varësia nga video-lojërat
-
Studimi: Fëmijët me ADHD shpesh përballen me prindërim më të ashpër dhe më pak mbështetës